Pink padit Pharrell Williams, por pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi ligjor përfaqësues i këngëtares Pink ka ngritur të enjten padi ndaj Pharrell Williams, në gjykatën federale, me pretendimin se marka tregtare që po përpiqet ai të regjistrojë është shumë e ngjashme me emrin e artistes.

Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, ka aplikuar për të drejtat ligjore të markës “PINK”, që në vitin 1999 dhe u regjistrua zyrtarisht dy vite më vonë.

“Marka P.INC është shumë e ngjashme në shikim, në tingull, kuptim dhe shprehi komerciale. Po ashtu shërbimet që do të ofrohen janë shumë të ngjashme me të këngëtares dhe do shkaktojnë konfuzion publik, pasi do reklamohen në të njëjtat kanale”, deklarohet në dosjen ligjore e avokatëve të këngëtares.

Me besimin se kjo markë e re e Williams do dëmtojë biznesin e Pink, ata po kërkojnë të rishikohet leja e regjistrimit.

Në muajt e fundit Pharrell Williams ka marrë edhe një tjetër akuzë të ngjashme muajin që i shkoi nga marka “Neptunes”. Nuk ka ende reagime zyrtare për këtë çështje./E.Ç

Të fundit

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK

Profesori i njohur, Ervin Karamuço ka treguar detaje të forta lidhur me megaoperacinonin e djeshëm të SPAK për personazhe...

8 konservat më të mira për humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka

Vijon operacioni i SPAK në disa qytete të vendit pas lëshimit të 50 urdhër-arresteve për kapjen e "kokave" të krimit. Mes urdhër-arresteve të firmosura nga...

Vula e PD/ Basha apo Berisha? Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e demokratëve

Gjykata e Apelit në Tiranë është vënë dje në lëvizje, ndërsa ka caktuar datën 11 qershor si datën kur do të rinisë sërish gjykimin...

“Mamaja më thoshte vdis te burri”/ Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë

Rita Lati ka rrëfyer peripecitë e jetës, sesi iu desh të rriste e vetme Rozën dhe dhunën që ka përjetuar në familje. E ftuar në...

Lajme të tjera

Web TV