Gazetarja Mira Kazhani ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, pas debatit që shpërtheu në rrjetet sociale për punësimin e saj dhe të gazetares tjetër Bieta Sulo. ‘Newsbomb’ raporton se gazetarja Mira Kazhani që ka kërkuar dorëheqjen nga posti që mbante pranë kësaj kompanie.
Vendimi i gazetares ka ardhur pas debatit në rrjetet sociale për punësimin e saj dhe të Bieta Sulos në UKT. Ndërkohë, vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për këtë ccështje. Duke mos mohuar faktin e punësimit, Veliaj thekson se punësimi i gazetarëve për nevoja të veccanta është një praktikë e njohur për këto kompani. Gjithsesi, ai e konsideron si një mësim të mirë për bashkinë që në të ardhmen këtyre reagimeve t’u përgjigjet në kohë.
Edhe Kazhani foli dje për këtë ccështje duke e konsideruar punësimin si brenda rregullave të parashikuara nga ligji.