Video shokuese/ Të infektuarit me Covid-19 ‘shemben’ në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet shokuese janë duke qarkulluar në mediat sociale, ku tregojnë se njerëzit me Covid-19 po shemben nëpër rrugë në Iran.

Në njërën nga videot, një burrë bie në tokë në Zahedan, Iranin juglindor, ndërsa kollitet dhe duket qartë se ka dhimbje të forta. Në një tjetër video, një grua shtrihet në dyshemenë e një stacioni të metros.

Kjo rrit mosbesimin në qeverinë iraniane pasi pretendohet se numri i të vdekurve mund të jetë pesë herë më i lartë nga sa raportohet.

Regjistrimet e postuara në ‘Daily Mail’ tregojnë se tre punonjës iranianë të ambasadës kineze në Teheran u shtruan në spital me simptoma të dyshuara me COVID-19 më 28 janar.

Vetëm tre javë më vonë, më 19 shkurt, pacienti i parë me Covid-19 në Iran, një tregtar, u identifikua zyrtarisht në Qom, rreth 100 milje në jug të Teheranit.

Aktivistët civilë akuzuan qeverinë iraniane se fshehën rastet e mëparshme, në mënyrë që të mos vinin në siklet kinezët.

Por një zëdhënës i qeverisë iraniane u tërhoq, duke thënë se punëtorët e ambasadës, të cilët kishin ethe të larta dhe kollë të rëndë, nuk kishin koronavirus./Fjala.al/r.g

Të fundit

“Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të dytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Një deklaratë e Ante Postecoglou në muajin shtator, për shumë muaj është kthyer në tallje ndaj tifozëve të Tottenhamit....

Dosja 5D/ Përplasje në seancën gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që shkaktuan debat

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit. Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka...

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Lajme të tjera

Web TV