Kanë ndërruar jetë tre pacientë të tjerë për shkak të virusit të ri COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë në dalejn e përditshme për përditësimin e shifrave.
Tre viktimat e fundit janë: mjeku 69 vjeçar nga Puka, Dr. Hysni Shkjau, si dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana.
Numri gjithsej i personave që kanë humbur betejën me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1).
Sot autoritet e shëndetësisë raportuan për 71 infektime të reja me COVID-19, duke e çuar në 2964 persona të infektuar, 1183 prej të cilëve janë ende aktivë.
/En.Br./Fjala.al