Futbollisti Klaus Gjasula ishte lojtari më i mirë i këtij sezoni te skuadra e Paderbornit.
Ai ka treguar cilësi dhe shpirt gare në mesfushë, gjë që duket qartë edhe në rekordin e 17 kartonave të verdhë. Shqiptarit i mbaron kontrata me Paderborn në 30 korrik dhe duket se Dyseldorf e do atë me patjetër në radhët e veta.
Të dy këto klube ranë në Bundesliga 2, megjithatë këta të fundit duan të bëjnë një revolucion të madh në ekip dhe pritet largimi i plot 12 lojtarëve.
Trajneri Uwe Rosler po punon me klubin për të krijuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe një nga dëshirat është edhe Gjasula, i cili është një lojtar që e njeh shumë mirë Bundesliga 2.
Futbollisti që tashmë i ka arritur të 30-tat do të ishte i lumtur nëse do të arrinte të qëndronte në Bundesliga 2 dhe pritet të nisë bisedimet për të firmosur me klubin, ku për gjysmën e dytë të sezonit u aktivizua edhe shqiptari tjetër Valon Berisha.ka.ta/Fjala.al/