OKB bën llogaritë: Më 1 janar në botë do të lindin 392.078 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përllogaritur se më 1 janar 2020, në të gjithë botën, do të lindin 392.078 fëmijë.

OKB-ja gjithashtu tërhoqi vërejtjen për numrin e të porsalindurve që vdesin në muajt e parë të jetës së tyre.

Gjatë vitit 2018, rreth 2.5 milionë fëmijë vdiqën në muajin e parë të lindjes.

Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se një e treta e foshnjeve, vdiqën në ditën e parë të lindjes.

Shumica e vdekjeve mund të ishin parandaluar.

“Fillimi i një viti të ri, dhe një dekade të re, është një mundësi për të reflektuar në shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por të ardhmen e atyre që do të vijnë pas nesh”, tha Henrietta Fore, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it. ”

“Ndërsa kalendari ndryshon çdo janar, ne na kujtohen të gjitha mundësitë dhe potencialet e secilit fëmijë që hyn në udhëtimin e jetës së saj ose tij – nëse atyre iu jepet ai shans”, tha ajo.

Shkaqet e vdekjeve përfshijnë lindjen e parakohshme, komplikimet gjatë lindjes dhe infeksionet.

Në nivel botëror, më shumë se gjysma e lindjeve të parashikuara më 1 janar do të ndodhin në tetë vende.

India pritet të prijë me 67.385 fëmijë, Kina me 46.299, Nigeri pritet të ketë 26.039 dhe pastaj në llistë rradhiten: Pakistan, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia./REL

Të fundit

Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë/ ARRSH publikon hartën: Ja si do devijohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e nesërme do të bllokohet aksi Elbasan-Qafë Thanë dhe si pasojë do...

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, si pritet të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna do të mbizotërohet nga vranësirat por do të jenë prezente edhe reshjet...

Paralajmërimi i Karamuços: Ja çfarë do ndodhë pas Metamorfozës

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në “Top Story” për operacionin policor të koduar “Metamorfoza”. Ai tha se do të ketë hetime të tjera,...

Ky ritual i gjumit do t’ju ndihmojë të humbni peshë, sipas studimit

Një studim i ri tregon që ju nuk mund të hiqni dorë nga zakonet e këqija të gjumit, sidomos me kalimin e moshës. Ju...

Pse nuk po burgosen Meta dhe Berisha? Çupi: Strategji e SPAK, bandat kanë lidhje me ta

Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me aksionin e SPAK dhe goditjen e bandave kriminale. Ai tha se SPAK po ndjek strategjinë e vetë, po...

Lajme të tjera

Web TV