Nuk respektuan urdhrin për ndalim qarkullimi, ndëshkohen 509 shoferë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit teksa bën me dije se 509 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve.

Vendimi është i qartë, kush thyen rregullin, përballet me ligjin.

Në zbatim të masave shtesë për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato të ushtrisë, vijojnë kontrollin e zbatimit të këtyre masave shtesë.

Në këtë kuadër, prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.

Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë:

– në DVP Tiranë 171 drejtues mjetesh

– në DVP Durrës 77 drejtues mjetesh

– në DVP Fier 54 drejtues mjetesh

– në DVP Vlorë 53 drejtues mjetesh

– në DVP Lezhë 61 drejtues mjetesh

– në DVP Shkodër 45 drejtues mjetesh

– në DVP Elbasan 48 drejtues mjetesh.

Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar).

76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve të DVP-ve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të respektuar kufizimin e lëvizjes sipas njoftimit, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt cilido që do shkelë këto urdhra, do përballet me sanksionet ligjore.

Të fundit

Saktësisht, ja sa sekonda duhen për të larë fytyrën

Pastrimi i fytyrës duket si një proces rutinë, por nëse bëhet sipas kohës së duhur mund të jetë transformues...

U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi masën, “arrest me burg” për Goron

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim...

Meta drejt burgut? Artan Hoxha: E pati thënë komandanti, ditë të zeza do vijnë!

SPAK ka qenë kryefjalë ditët e fundit. Disa zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur. Nga njëra anë paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiaku i Tiranës...

Sara dhe Bardhi i japin fund beqarisë? Ja detaji që habiti ndjekësit (Foto)

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Çifti që u njoh dhe u krijoi një lidhje...

Nishanët e kuq në trup, çfarë i shkakton dhe si t’i trajtoni

Nishanët e kuq të cilët shfaqen në trup me kalimin e viteve shpesh konsiderohen si të padëmshëm. Por ato nuk shfaqen nga asgjëja, sigurisht...

Lajme të tjera

Web TV