Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video përmes së cilës tregon se qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen më shumë se javën e kaluar mbi rregullat që duhet të respektojnë për mospërhapjen e koronavirusit.
Në videon e publikuar në Facebooku-n e tij, duken qytetarët që respektojnë distancën nga njëri-tjetri teksa bëjnë blerjet e domosdoshme.
“Sot shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari e në lëvizjen në rrugë.
Policia e shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv
Nesër më mirë akoma, pa diskutim!” shkruan Rama.