India ka ilaçin për COVID-19, Trump e kërcënon: Hakmerremi nëse nuk na e japin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump, president i SHBA-së, ka kërcënuar Indinë me hakmarrje pasi kjo e fundit vendosi të ndalojë plotësisht eksportin e hidroksilklorinës. Ky ilaç përdoret kundër malarjes në Indi, por Trump e konsideron “dhuratë nga zoti” në luftën kundër koronavirusit.

Por me shtimin e rasteve të infektimit në Indi, qeveria ka vendosur të mos e shesë ilaçin për vendet e tjera, dhe kjo nuk është pritur aspak mirë në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë fola me të (Kryeministrin indian Narendra Modi) të dielën në mëngjes, i thashë se do e vlerësonim nëse do të lejonin eksportin për furnizimin tonë me hidroksilklorinë. Por nëse ai nuk e lejon, dakord, por sigurisht që mund të ketë hakmarrje. Pse jo”, u shpreh Trump në konferencë shtyp.

Nju Delhi pritet që të marrë një vendim lehtësues ndaj ilaçit dhe eksportit drejt SHBA-së. 4,260 është numri i personave të infektuar me koronavirus në Indi, ndërsa viktimat janë 136. Ndërkohë shifrat janë ndryshe në SHBA, me 10,989 viktima dhe 368,376 persona të infektuar.

Burimi: DW

Të fundit

“62 fraktura në kokë”/ Robert Aliaj kujton tmerrin gjatë emigrimit në Greqi

Robert Aliaj Dragot, banori i ri i “Ferma VIP” ka folur për herë të parë për jetën e tij...

Teknologjia dixhitale krijon pamjen e gruas 2200-vjeçare

Pamja e zonjës Xin Zhui, një aristokrate 2200-vjeçare e mumifikuar nga Kina qendrore, është rikrijuar në formë dixhitale, duke dhënë një ide se si...

OBSH publikon shifra alarmante: 10 mijë njerëz vdesin çdo ditë nga sëmundjet e zemrës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Totalisht privat, s’kishim pse ta ndalonim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të...

Pesë terma që kurrë nuk duhet t’i kërkoni në Google

Në disa pjesë të internetit është më mirë të mos hyni dhe sado kurreshtar të jeni, është më mirë të mos dini se çfarë...

Lajme të tjera

Web TV