Artan Hoxha tregon vrasjet mafioze të Orges Bilbilit: Si dështoi 14 herë policia për ta kapur  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëfyer se si i shumkërkuari nga policia Orges Bilbili, i cili u arrestua pak ditë më parë, u shndërrua në vrasës me pagesë.

Artan Hoxha ka treguar se ai bashkë me grupin e tij kishin si synim të merrnin nën kontroll qytetin e Lushnjës.

“Unë e kam ndjekur këtë grup nga vitit 2010, kur këta kanë qen 20 vjeçar dhe është rasti tipik se si funksionet tona të ligjt nuk veprojnë. Po të shohësh procedimin 450 në dosjen e vitit 2010, ka qenë një grup me 7 të rinj, mes të cilëve edhe Laert Haxhiu e  Anterio Kaloshi. Janë marrë me grabitje të vogla dhe janë arrestuar disa herë nga policia. Ne u kushtuam vëmendje atyre në momentin që ra avioni i Girogio Riformatos në Maj të vitit 2014, ku të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kanabisit rezultoi edhe Orges Bilbili dhe është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. 4 vjet më pas në Lushnjë kemi 4 të vrarë, 30 familje të larguara me status në vendet e BE ku kanë paraqitur dokumenta që jeta e tyre rrezikohej”, tha Hoxha për emisionin “Opinion”.

Ai shpjegoi më tej se Bilbili ka mbështetje në strukturat e policisë, pasi uniformat blu kanë dështuar në 14 operacione për kapjen e tij.

14 operacione të forcave speciale gjatë këtyre viteve kanë dështuar. U kthyen në vrasës me pagesë dhe rezulton se kanë bërë vrasje tipike mafioze edhe në Fier, Durrës edhe në Vlorë. Një grup që po tentonte të merrte në kontroll qytetin e Lushnjës. Janë vrasje me viktima krejtësisht të pafajshme. Ishin vrasje tipike që tentonin jo thjesht të ekzekutonin viktima , por të ngjallnin terror. Këta nuk largoheshin nga territori i Shqipërisë, qëndronin këtu”, deklaroi gazetari Hoxha.

Lexo edhe :  Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjës, u arrestua nga një efektiv policie ditën e premte, ku mbeti edhe i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundërshtoi urdhrin e efektivit për treguar kartën e identitetit dhe  nxori nga çanta armën e zjarrit. Polici i është vendosur pas dhe e ka paralajmëruar që të ndalojë, ndërsa Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet.

Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Nga përplasja me armë mbeti e plagosur aksidentalisht edhe një grua. Gruaja dhe Bilbili janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ky i fundit ka përfunduar në qeli.

Të fundit

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Cila ishte këshilla që Donald Veshaj i dha Romeos para se të futej në Big Brother Vip?!

Sot ishte episodi i fundit i emisionit më të dashur nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV – Live nga shtëpia”,...

Shqipëria dhe Greqia nuk flasin hapur për thelbin e krizës mes tyre

Nga Mero Baze E vërteta është se raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në krizë, por të dy palët nuk i referohen thelbit të kësaj...

Lajme të tjera

Web TV