47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 22 persona të shëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë të hënë numri i rasteve të prekura nga COVID-19 në Kosovë nuk ka qenë i ulët.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 47 raste të reja duke cuar në total në 2216 numrin e të infektuarve.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

Janë kryer 314 testime në të gjithë Kosovën në 24 orët e fundit.

Numri total i personave të shëruar ka shkuar në 1069.

Nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 maj 2024

Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.9 lekë. Euro sot...

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën...

Horoskopi i ditës, 18 Maj 2024

DASHI Në këto javë do të mund të bëni një hap të shkëlqyeshëm përpara nga pikëpamja sentimentale, megjithatë do t’ju duhet të jeni më të...

Partizani mposht minimalisht Skënderbeun dhe siguron finalen e “Final Four”

Partizani është ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Superiores, pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen gjysmëfinale të...

Lajme të tjera

Web TV