Si të parandalojme infeksionet e thonjve në verë? Ja katër këshilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ”fshehura” për thuajse disa muaj nën këpucët e rënda dimërore dhe çizmet, tashmë ka ardhur koha që këmbët dhe thonjtë e tyre t’i gëzohen diellit,e dhe pse ju duhet t’i përgatisni më parë. Jemi të ndërgjegjshëm që në ritualin e përditshëm të kujdesit për trupin, shumë prej jush i kushtojnë fare pak ose aspak kohë këmbëve, edhe pse ato mbajnë peshën trupore dhe kanë një ndikim po aq mbështetës në shëndetin tonë të përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse duhet të kujdesemi më tepër për këmbët dhe t’i mbajmë në gjendje të mirë. Ja disa këshilla që mund t’i ndiqni:

1. Mbani këmbët të thata
Një nga parimet kryesore të higjienës së përditshme është që të mbani këmbët të thata pasi lagështia e krijuar nga mos tharja e tyre pas larjes ose djersa krijon habitat të favorshëm për rritjen e infeksioneve fungale.

  1. Kushtojini rëndësi prerjes së duhur të thonjve të gishtave të këmbës 
    Thonjtë e paprere ose të prerë jo në mënyrëne  duhur stimulojnë rritjen e thoit brenda lëkurës, që ndikon më pas në infektimin e tij. Pritini thonjtë gjithmonë në mënyrë të drejtë. Mos i rrumbullakosni anësoret dhe shmangni prerjen e thellë.   

3.Trajtojini me sodë buke dhe vaj esencial
Ashtu siç gishtat e duarve dhe gishtat e këmbëve kanë nevojë të trajtohen. Në një enë me ujë të ndrohtë shtoni 5 lugë çaji sodë buke, pak shampo trupi dhe disa paika vaj esencial. Futni këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta, një herë në javë pasi ndihmon në shplodhjen e tyre dhe në eleminin e qelizave të vdekura që janë të përqendruara në shputë dhe thonj.

Lexo edhe :  I keni ditur? Ja cilat ushqime janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës

  1. Masazhoni këmbët me top
    Masazhimi i këmbëve është mënyra më e mirë për të hequr qafe lodhjen, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të mbajtur këmbët të shëndetshme. Mund Të vendosni një top tenisi të zakonshëm OSE çfarëdo objekti tjetër të rrumbullakët nën këmbë dhe filloni t’i rrokullisni para-mbrapa nga gishtat deri tek thembra. /Ra.My.Fjala.al

Të fundit

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama...

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Lajme të tjera

Web TV