Sipas ish-deputetes së PD-së, Grida Duma ndryshimi i sistemit zgjedhor për rikthimin e listave të hapura, meriton të bëhet vetëm me referendum mbarëpopullor.
Sipas anëtares së kryesisë së PD-së nuk ka sistem që i bën derman politikës shqiptare.
“Meritojnë të bëhen në nivel referendar me të gjithë qytetarët, nëse flitet për listat e hapura djalli fshihet pas detajeve. Sistemi i Kosovës është me lista të hapura. Sot po diskutohet një slogan, “Listat e hapura”, por ne u vëmë emër të bukur gjërave por aplikimi i tyre është një dramë. Sot ende vëmë në diskutim marrëveshjen e 5 qershorit që është themeli. Sot diskutojmë listat e hapura, por në të vërtetë ne rrezikojmë më shumë se me lista të mbyllura, ne përsëri dështojmë, nuk ka sistem që i bën derman politikës shqiptare. Nëse nuk kalohet me një referendum mbarë qytetar nuk ka lista të hapura. Secili voton për ata personazhe që i kanë parë të bëjnë politikë, influencë kanë shumë, por politikën se njohin fare“, thotë Duma në “5 pyetje nga Babaramo”./En.Br./Fjala.al