Mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme në Bruksel, nëse arrihet kjo shifër ditore e rasteve të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brukseli do t’u kërkojë njerëzve që të mbajnë maska në hapësira publike – të jashtme dhe të mbyllura – nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, tha qeveria rajonale të enjten.

Vendimi do të fillojë të zbatohet, kur mesatarja ditore e rasteve për 100,000 banorë të arrijë në 50 – gjatë një jave, tha Rudi Vervoort, kreu i qeverisë rajonale të Brukselit.

Javën e kaluar, mesatarja ditore në rajon ishte 38.4, raporton Reuters.

Belgjika vendosi kufizime të rrepta më 27 korrik pasi rastet me koronavirus u rritën javët e fundit.

Qeveria britanike tha të enjten se do të vendosë masën e izolimit të detyrueshëm për vizitorët nga Belgjika.

Gjermania dhe Holanda gjithashtu kanë këshilluar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në provincën e Antwerp në veri të Belgjikës, ku u vendos një gjendje e jashtëzakonshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e ka përcaktuar Belgjikën në nivelin e portokallt për koronavirusin e ri, që do të thotë se numri i rasteve për 100,000 banorë është 20 ose më lart për dy javë.

Belgjika, ku Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë selitë e tyre, vendosi një bllokim në mbarë vendin më 18 mars, për shkak të sëmundjes COVID-19, nga e cila kanë humbur jetën 9.859, një nga shifrat më të larta të vdekjeve në botë, për kokë banori./REL

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu, në pasdite priten…/ Parashikimi i motit për sot

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët...

Meta sulmon Bashën: O legen, që asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin!

Një raport i parikuperueshëm duket ai mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Vulën ia vuri sonte në “Frontline” në Report Tv vetë Ilir Meta i...

“Lëre betejën për veten”, Basha thirrje Berishës: Është momenti të bësh një hap pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ish-kryeministri Berisha bën betejë për interesat e veta, për të qëndruar në lojën politike. Komentet Basha...

PROGRESI I BUJQËSISË KËRKON REFLEKTIM TË THELLË

Nga Prof.as.Dr. Justina Boriçi Në ditën botërore të tokës, 22 prill, “Të dëgjojmë zërin e Tokës”(Earth Day), është  megafoni ideal, që merr jetë në ditën...

Arian Çani zbulon pse shqiptarët s’dalin kundër Ramës?!

“Pse bubërrojnë shqiptarët”, ishte pyetja e cila shkaktoi debat mes analistit Ergys Mërtiri, gazetarit Arian Çani dhe deputetit Tomorr Alizotit. Në një intervistë për emisionin...

Lajme të tjera

Web TV