Pandemia/Mjeku: Trajtimi me plazmën e gjakut s’jep efektet e shpresuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku hematolog, Arben Ivanaj deklaron se trajtimi i pacientëve të infektuar me COVID-19, me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar koronavirusin, është një alternative, por nuk jep rezultatet e shumë shpresuara.

Gjatë një interviste për Report Tv, ai bëri thirrje që të bashkëjetojmë me këtë virus, por duke ruajtur distancimin fizik si dhe duke mbajtur maskën, pasi ende nuk ka asnjë fakt se sa do të zgjasë ky virus.

“Kjo lloj sëmundje nuk ka seleksionime. Deri para 2 muajsh thonim se kjo sëmundje prek moshën e tretë, aktualisht po prek moshën e mesme. Alternativat e trajtimit me plazmën e atyre që kanë kaluar COVID-19 është një ndër alternativat e cila ka demonstruar efikasitetin. Deri më tani ka vetëm një studim Kinës së kjo alternative është efikase. Por nuk është menduar si trajtim alternativ dhe nuk jep rezultatet e shumë shpresuara. Nuk ka të dhëna nëse temperaturat e larta apo të ulëta e influencojnë COVID-19. Ajo që për momentin është thënë se me rritjen e temperaturave COVID-19 është bërë më pak agresiv, por më shumë infektues. Kjo ngelet për tu konfirmuar. Ne mund të bëjmë plazh, të jetojmë jetën e përditshme. Do duhet të mësohemi me këtë infeksion. Ndoshta do zgjasë 6 muaj, ndoshta 2 vite, por duhet të respektojmë distancimin fizik. Të mos afrohemi më shumë se sa duhet. Të vendosim maskë. Është shumë e rëndësishme që ne të mësohemi të jetojmë me këtë infeksion”, tha mjeku Hematolog, Arben Ivanaj./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV