Hajdari bllokon foltoren dhe flet me tone të ashpra: Jepini fund kësaj seance të tupshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të ashpra në Kuvend, ku ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, dhe të mos kalojnë ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.

“Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë të të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot.

Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992 i premtuar shqiptarëve që do të dënoni krimet e komunizmit, i mashtruat se nuk i bëtë, po unë jam me ata që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë, ka qenë kjo sallë ku ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firma piramidale dhe e çuat vendit në tmerret më të mëdha që kanë kaluar, jam me ata që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat ka qenë kjo sallë në 1998 se do ua ktheni lekët që do ua ktheni lekët e humbura në firmat piramidale.

Ka qenë kjo sallë prej 30 vitesh që u ka thënë shqiptarëve që në 2001 që do futeni në BE, sot është 2020 dhe ja ku jemi sot. Sot shqiptarët po ikin me kamion në Angli dhe Hollandë. Ka qenë kjo sallë se nuk do impononi plehra dhe në fund miratoni ligjin, dhe sot po tentoni t’i urdhëro votën parapëlqyese, por në fund do e vendos unë. Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, ju bëj thirrje reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, se jemi këtu për ata dhe jo për t’iu një grup njerëzish.

Lexo edhe :  E ardhmja e Partisë së Lirisë dhe e Ilir Metës

Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar, çfarë do bëj, nuk e lë foltoren”, tha Hajdari./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Siçili/ Masakra e Portella della Ginestras, 11 të vrarë gjatë festimeve në Ditën e Majit

Masakra e Portella della Ginestra i referohet vrasjes së 11 personave dhe 27 të plagosurve gjatë festimeve të 1...

Shkëndija dashurie, Diola Dosti: Për herë të parë vendosa të ndjek zemrën

Diola Dosti sapo është kthyer nga pushimet ekzotike në Bali, Indonezi, nga të cilat ka postuar video e foto fantastike, plot ngjyra e natyrë,...

Ndotja shëndetësore PFAS në ujë është tani e përhapur

Nivele të jashtëzakonshme të PFAS janë gjithashtu të pranishme në burime larg vendeve të kontaminuara: dëshmi e gjurmëve të pashlyeshme që lëmë në mjedis. Nga...

1 maj 1886/ Protestat me viktima që çuan në “Ditën e Punëtorëve”

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe...

Sekrete të patregueshme: jeta e dytë e kriminelëve nazistë në shërbim të Izraelit

Pas luftës, disa kriminelë nazistë u rekrutuan për operacione të inteligjencës nga SHBA, BRSS, Izraeli dhe vende të tjera. Historiani Danny Orbach, përmes artikullit “Sekrete...

Lajme të tjera

Web TV