Biden mban fjalimin e parë pas fitores: Njerëzit e bënë zgjedhjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zgjedhur presidenti i 46, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë. “Populli, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse”, tha presidenti i sapozgjedhur. Që në nisje të fjalës së tij ai pohoi se qëllimi i tij si president, ishte bashkimi i popullit amerikan.

I përulem besimit që më keni dhënë. Zotohem se do të jem president që nuk përpiqet të ndajë, por të bashkojë, që nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete të kaltra, por vetëm Shtete të Bashkuara”, tha Biden.

Ai foli në shtetin e tij Dellauer, disa orë pasi mediat amerikane parashikuan fitoren e tij në shtetin e Pensilvanisë, me të cilën tejkaloi 270 votat e Kolegjit Zgjedhor, të nevojshme për t’u zgjedhur president.

Biden garoi në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump, i cili tha se nuk e pranon rezultatin dhe se do ta sfidojë në gjykatë. “Le t’i japim njëri-tjetrit shansin. Është koha të ndalojmë retorikën e ashpër, të ulim temperaturën, të shohim njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin… të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq”, tha Biden në fjalimin që u transmetua drejtpërdrejt në mediat amerikane.

Ai citoi Librin e Predikuesit, duke thënë se ka “kohë për gjithçka”. “Kjo është koha për të shëruar Amerikën”, tha Biden. “Do të punoj po aq shumë si për ata që nuk më votuan, si për ata që më votuan”, u zotua Biden. Mes të tjerash Biden tha se detyra e tij e parë do të jetë vendosja nën kontroll e pandemisë së COVID-19.

Lexo edhe :  Kur do të diskutojë Europa për Europën?

Është mënyra e vetme që të mund t’i kthehemi jetës normale”, tha Biden dhe shtoi se “nuk do të kursejë asnjë përpjekje. Sonte, e gjithë bota po shikon Amerikën dhe besoj se Amerika është një fener për globin. Le të jemi kombi që e dimë se mund të jemi. Një komb i bashkuar, një komb i forcuar, një komb i shëruar”, tha ai, teksa përfundoi fjalimin. B

iden u ftua në skenë nga nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që fitoi këtë detyrë.

“Ju zgjodhët shpresën, unitetin, mirësjelljen dhe të vërtetën. Ju zgjodhët Joe Bidenin president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Harris në fjalimin e saj, ndërsa shtoi se Biden është një person me përvojë. “Joe është një shërues. Një person, përvoja me humbje e të cilit i jep atij një ndjenjë qëllimi, që do të na ndihmojë ne si komb ta rikthejmë ndjenjën tonë të qëllimit”, tha Harris.

Harris e vlerësoi Bidenin për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua për nënpresidente./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vargjet e poetes Arsinoi Zengo Kallco të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda Moisiu

Poetesha lirike korcare Arsinoi Zengo Kallco ka lindur në Dardhë të Korçës, pas mbarimit të arësimit të hershëm, Arsinoi dhe...

15 Maj 1648/ Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

Gjatë Mesjetës institucionet më të fuqishme në Evropë ishin Kisha Katolike e Romës dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Perandoria përbëhej nga qindra shtete të...

Inteligjenca Artificiale: Transformimi i Bankave me Inovacione të zgjuara

Inteligjenca artificiale në banka shkon përtej automatizimit të thjeshtë; ajo përfshin teknologji të avancuara që imitojnë proceset e mendimit njerëzor për të përmirësuar një...

Reforma e skemës së re të pensioneve – sfidat, perspektiva

Eriola Hoxha Qeveria shqiptare, së bashku me Bankën Botërore dhe grupe të interesit të ndryshëm, aktualisht janë të angazhuar në bisedime lidhur me ndryshimet e...

Kush filloi të fliste gjuhën e parë indo-evropiane?

Ishin fermerët që jetuan në Anadoll 8 mijë vjet më parë që filluan të flisnin gjuhën indo-evropiane, përpara barinjve nomadë të stepave euroaziatike. Gati gjysma...

Lajme të tjera

Web TV