Taulant Balla: Basha të sqarojë, a ka punuar për ndonjë njësi tjetër përpara UNMIK?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur i bindur se Lulzim Basha ka marr kasetën e masakrës së Krushës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Balla tha se më shumë se Lulzim Bashën, ai beson Miliam Bellanicën, personi që deklaron se kasetën e filmuar nga krimet e Krushës, ja ka dorëzuar Bashës në emër të UNMIK.

“Unë nuk mendoj që Milaim Bellanica gënjen. Jam shumë i bindur në atë që ka ndodhur dhe mund të them se i kam publikuar deklarimet e banorëve në 24, 25, 26 mars kur ishte përvjetori i masakrës”, tha Balla.

Por ndërsa deklarimet e Bellanicës i referohen Bashës që punonte UNMIK, në një kohë kur ky institucion ende nuk ishte krijuar, Balla tha se kreu demokrat duhet të shpjegonte nëse përpara krijimit të UNMIK-ut kishte punuar në ndonjë agjenci të kombeve të Bashkuara.

“Është Lulzim Basha ai që përpara se të punonte për UNMIKU-n ka punuar për njësinë që ka pararendur krijimin e UNMIK-ut?

Prej janarit të vitit 1909, Kombet e Bashkuara kanë krijuar një njësi speciale, që kanë siglat e OKB dhe që kanë filluar mbledhjen e fakteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Lulzim Basha është njeriu që mund të sqarojë, përpara se të punonte për UNMIK a ka punuar për ndonjë agjenci tjetër të kombeve të bashkuara.

Ajo që është e sigurt është që Lulzim Basha e ka marr atë kasetë. E dyta që është më e rëndësishme se kaq: Bellanica thotë diçka tjetër.

Në kasetën e Milaim Bellanicës ka filmime kur serbët kanë hyrë në fshat dhe kanë bërë fjalime në serbisht e madje kanë bërë masakra.

Ajo që ju publikuat është çfarë ka mbetur. Unë ndërmjet Lulzim Bashës dhe Milaim Bellanicës, besoj Melaim Bellanicën”, tha Balla në emisionin “Opinion”.

Të fundit

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari kujton përjetimin e dhimbshëm

Ndikimi i një mësuesi nuk shtrihet vetëm përgjatë viteve të shkollës, por edhe përtej tyre. Gazetari Osman Stafa i...

Liverpool mposht Wolvesin në sfidën përmbyllëse të kampiontit, Klopp përcillet si hero

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me...

Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

Nga Ilir Yzeiri Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa...

“Game Over” për Arsenalin, “Topçinjtë” bëjnë detyrën ndaj Evertonit por nuk mjafton

Ndërsa Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë fitore së titullit, por nuk ia doli, kjo edhe për shkak të triumfit të City-t...

Manchester City mposht West Hamin dhe shpallet kampion për të 10-tën herë në histori

Manchester City fiton titullin e dhjetë kampion të Premier League si dhe të katërtin radhazi, duke shkruar historinë e elitës së futbollit anglez, pasi...

Lajme të tjera

Web TV