HEC në Vjosë e Valbonë? Ministri Klosi: As që bëhet fjalë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se as që bëhet fjalë të ndërtohet hidrocentral në lumin Vjosa, në Valbonë apo në ndonjë zonë tjetër të mbrojtur.

Sipas ministrit Klosi, është jashtë çdo logjike që të mund të ketë investime të çmendura në zona të tilla, ndërsa theksoi se aleanca për mbrojtjen e mjedisit është një sukses, gjatë këtyre viteve që ai drejton këtë dikaster.

“Nuk ja del dot një ministër që të bëjë vepra që shkojnë kundër opinionit publik. Nuk ka problem të ndërtosh edhe në Valbonë, dhe një hotel i ri aty i bën shumë mirë zonës, por ndërkohë zona vazhdon të ruhet. Unë i bllokova dy HEC-e të reja, por ato që ishin në zhvillim nuk mund t’i bllokonim. Sa i përket Vjosës është vlerë natyrore. Kjo bëri që propozimi për HEC në Kalivash të kthehej negativ dhe të kishte prioritet mbrojtja e mjedisit.

Në këto 3 vite e gjysmë si drejtues i kësaj ministrie them se zonat e mbrojtura kanë pasur shumë rëndësi, të cilat janë shtuar, por janë bërë edhe ekzemplare. Pra, nuk kemi pasur asnjë dëmtim të tyre. Madje, viti 2020 i promovoi edhe më shumë. Tani mbrojtja është e plotë. Është jashtë çdo logjike që të mund të ketë një investim të çmendur në Valbonë, në Vjosë apo në zonat e tjera të mbrojtura. As që bëhet fjalë! Gjithë kjo aleancë për mbrojtjen e mjedisit është një sukses”, tha Klosi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios

Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë...

“Paraqitu vetë”! Juli “harron” lojën, tremb Eglën, aktorja shpërthen në ulërima

Na ndajnë vetëm pak orë nga gjysëm finalja e Big Brother Vip Albania ku do të mësohen dhe sa banorë do ta prekin magjinë...

U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se i riu...

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh...

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili...

Lajme të tjera

Web TV