Zyratrisht nga sot Italia ka një qeveri të re që do të drejtohet nga kreu i saj, Mario Draghi. I pari që dha betimin ishte kryeministri Draghi, duke u bërë kreu i 67-të i qeverisë italiane.
Betimi u bë në Quirinale përpara Presidentit Sergio Mattarella.
Ai u shfaq në Quirinale me një dosje jeshile, ndërsa pyetjes së gazetarëve që nëse është gati për aventurën e re, ai u përgjigj vetëm duke tundur kokën.
Një ditë më parë u prezantua kabineti i ri qeveritar më shumë politikë, sesa teknik. Kabineti ka në përbërjen e tij 23 ministra, me 15 burra dhe 8 gra.