Hoti merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve/ Mustafa paralajmëron ndryshime në LDK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, që pas luftës partia më e madhe e votuar në Kosovë, e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Për këtë ai ka thënë se merr personalisht përgjegjësin.

“Para jush dua të them se e marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatet dhe do të diskutojë me organet e partisë”.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se i kanë marrë vlerësimet preliminare dhe Kosova ka mbyllur një proces demokratik.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do bëjë një analizë të thellë të rezultatit zgjedhor. Ai ka shtuar se LDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Mustafa ka thënë se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë punë të shkëlqyeshme.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e nxorën LDK-në në pozitën e tretë, me mbi 13 për qind.

Ky rezultat mund të cilësohet si rezultati më i dobët i kësaj partie në historinë e saj politike.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV