“Djalin e lë në gjumë dhe e gjej në gjumë”/ Rama: Vaksinimin do e bëjmë jo më vonë se vendet europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se është i vendosur për t’i shkuar deri në fund zotimit të tij pavarësisht se ka një djalë të vogël që e lë dhe gjen në gjumë në pjesën më të madhe të kohës. Ai tha se PS përbëhet nga një grup njerëzish që kanë marrë përsipër një mision, dhe shtoi se më pas mes tyre do të ketë një garë për zgjedhur pasardhësin e tij në krye të PS, kur të vijë koha.

“Po më rritet djali i vogël dhe unë e lë në gjumë dhe e gjej në gjumë në pjesën më të madhe të kohës. Është një gjë tjetër që është shumë më e madhe se kjo dëshirë, është pasioni dhe detyrimi që janë bashkë për ta çuar deri në fund misionin dhe për të çuar deri në fund betejat që nuk mbarojnë kurrë. Kjo është sfida e këtij lidershipi.

Jemi një grup njerëzish që kemi marrë përsipër diçka. Këta janë më të rinj dhe do vazhdojnë beteja me njëri-tjetrin që i kanë lënë menjëanë për momentin se unë jam më i gjatë se këta. E besoj si dritën që shoh këtu se ky vend ashtu siç ka vendosur bazat, mund të kthehet sa hap e mbyll sytë mbrapa. Ata të cilët kërkojnë ta rimarrin në dorë këtë vend e kthejnë mbrapa. Ne do bëjmë vaksinimin jo më vonë se shumica e vendeve europiane”, tha Rama.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV