Ish-drejtues shteti dhe yje të kinematografisë shqiptare/ Kush janë personalitetet që u vaksinuan ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dozën e parë të vaksinës e morën dje edhe veteranë, aktorë, por dhe mjekë të fashës moshore mbi 80 vjeç.

Dozat e para iu dhanë ishPresidentit Alfred Moisiu, ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi, por dhe aktorëve të njohur si Margarita Xhepa e Tinka Kurti, regjisorëve Dhimitër Anagnosti dhe Pirro Milkani apo dhe mjekëve në pension Besim Elezi, Fedhon Meksi dhe Pëllumb Karagjozi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përveç personaliteteve të njohura publike, vaksinën e kanë marrë dje në total rreth 80 pensionistë të kësaj grupmoshe.

 

Njëri prej tyre, 95-vjeç, tha për “News24” se është veteran lufte dhe se mjekja në qendrën e tij shëndetësore në njësinë ku banon i kishte lënë një orar për të marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer”. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se të gjithë ata që janë vaksinuar sot në “Air Albania” i përkasin fashës 80 plus. “Ka vijuar fasha 80 plus me një proces shumë të qetë, përvijuar sipas të gjithë programit të imunizimit të kësaj fashe, duke kaluar të gjitha fazat e plotësimit të formularit para vaksinës, procesi i vaksinimit dhe më pas procesi i pritjes.

Janë personalitete apo njerëz të njohur që kanë qenë të përfshirë brenda fashës 80 plus, nuk kemi devijuar në asnjë moment nga fasha 80 plus. Ka qenë një ditë e personifikuar apo fasha 80 plus që do të vaksinoheshin me vaksinën antiCovid. Në vijim do procedohet me të njëjtën fashë dhe me personelin shëndetësor, i cili sipas grupeve të paracaktuara dhe zonave të riskut, do të përvijojnë më aplikimin e vaksinës. Me dozë të parë apo të dytë, sipas radhës dhe datave të përcaktuara nga programi i imunizimit”, tha ajo.

KRYEMINISTRI

Nga “Air Albania” ku mori pjesë në inspektimin e nisjes së vaksinimit për personalitetet, Kryeministri Rama tha se nuk ka asnjë diferencim mes tyre se përveç personaliteteve ka edhe shumë të moshuar të zakonshëm në listë për t’u vaksinuar. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe vaksinimin e personaliteteve, duke thënë se ajo do të bëhet për ata që janë në të 80-tat. Rama tha se bëhet fjalë për disa personalitete, të cilët nisin sot të parët vaksinimin, ndërsa për akuzat e opozitës dhe Presidentit Meta, Kryeministri u shpreh se janë stuhi të padenja, pasi këto personalitete i kanë dhënë vlera shoqërisë sonë. “Faleminderit për pyetjen, sepse më jep mundësinë të sqaroj dhe një herë tjetër që flas për personalitetet 80-vjeçare.

Lexo edhe :  Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Pra nuk bëhet fjalë për personalitetet jashtë kësaj kategorie, por bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80-vjeçarëve me disa personalitete që janë 80- vjeçarë e për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, përkujdesje për ta, sepse e vë re dhe me një farë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një moment lotderdhjeje dhe një moment rrjedhjeje fjalësh dhe fjalimesh për ta, që nuk ma ha mendja se do të dukeshin më bukur nëse ne do të duhej të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre për shkak të mungesës së vaksinës dhe nga ana tjetër, edhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre te njerëzit në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo.

Që do të thotë që vaksinimi ka dhe një aspekt tjetër që është sensibilizimi dhe lehtësimi i barrës psikologjike të atyre që dyshojnë te vaksina apo mendojnë që vaksina është e dëmshme apo produkt i një konspiracioni botëror për të eliminuar gjindjen njerëzore e të tjera marrëzira si këto. Pra, fillojmë me kategorinë e 80- vjeçarëve dhe të parët, faktikisht nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë ku do të vaksinohen dhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me këta, në mënyrë simbolike, në mënyrë si të thuash shembullore për të vazhduar me të tjerët. Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël do të thosha lidhur me këtë nga njerëz që kanë mundësinë të komunikojnë me publikun e që e shpërdorojnë rëndom këtë mundësi duke u përpjekur që edhe këtë rast ta shfrytëzojnë për të shfryrë mllefin e tyre ndaj qeverisë, ndaj meje, por kjo nuk është e denjë mendoj unë”, tha Rama.

Të fundit

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV