Zgjedhjet e 25 prillit mes listave të kandidatëve dhe programeve qeverisëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 25 prillit mes listave të kandidatëve dhe programeve qeverisëse

Një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare, tre partitë kryesore politike pasi publikuan listën e kandidatëve tashmë po tentojnë të përqëndrohen tek programet që ofron secili subjekt. Ku po vihet theksi dhe qëllimi për të tërhequr elektorat nëpërmjet premtimeve.

Nga ROLAND QAFOKU

Edhe afro një muaj na ndajnë nga votimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe tashmë janë ravijëzuar dy shtylla të forta ku partitë që garojnë po e mbështesin betejën e tyre: E para te emrat e listave të kandidatëve për deputetë dhe e dyta te programevet qeverisës. Nuk mund të thuash në fakt se cila është më e rëndësishme dhe cila më pak e rëndësishme. Për vetë ndryshimet që pësoi kodi zgjedhor, si emrat e atyre që janë në listat në qarqe. por edhe programet me premtimet për ti realizuar nëse partitë fitojnë zgjedhjet, janë një e vetme.

LISTAT E KANDIDATËVE

Nuk kishte marrë asnjëherë kaq vlerë emri i kandidatit në një listë zgjedhjesh që nga viti 2008 kur u bë ndyshimi i madh i sistemit elektoral. Që ng 9 marsi kur u publikuan për herë të parë, diskutimi ende vazhdon dhe besohet se do vazhdojë edhe pas rezultatit të zgjedhjeve. Në fillim u krijua perceptimi se renditja që u kishte bërë kryetarti do ishte përcaktuese por sqarimi se edhe i fundit i listës mund të bëhet deputet nëse merr numrin e nevojshëm të votave i ka lehtësuar të gjithë. Pikërisht ata që janë të fundit në listë kanë nisur mobilizimin. Edhe më i pakënaquri i listës i është futur punës dhe tashmë të gjithë pothuajse e quajnë betëjën politike të jetës.

KANDIDATËT E PARTISË SOCIALISTE

Të vjetrit duket se janë ata që do bëjnë betejën e rëndë në Partinë Socialsite. Senatorët Mimi Kodheli, Fatmir Xhafa, Pandeli Majko edhe në start të futjes së tyre në politikë nuk e kishin bërë kësi beteje si ajo që pritet të bëjnë më 25 prill. Të lënë disi në hije kohët e fundit fundit, ata dikur mbanin poste të rëndëisshme në qeveri nga ministra e deri kryeministër. Por sa i duhet të luftojë Pandeli Majko që është i 19-ti në listën e Tiranës të grumbullojë aq vota sa të bëhet deputet?! Sa i duhet të luftojë Mimi Kodheli e 21-ta në listë të grumbullojë aq vota të bëhet deputete?! Sa duhet të luftojë Fatmir Xhafa që është i 23-ti për tu bërë deputet?! Për të mos shkuar të Spartak Braho që është i 28-ti. Të gjithë drejtuesit e PS e shpjegojnë këtë me faktin që këta kandidatë që janë shumë të fortë dhe si të tillë mund të marrin aq vota sa të bëhen deputetë dhe të përmbysnin renditjen. Vetë Rama e ka argumentuar këtë se ai veten e vet e ka vendosur në Vlorë dhe në Durrës në vendin e 8-të. Ndërsa Gramoz Ruçi është vendin e 10-të në Fier. Ok, por kjo gjë nuk vlen për të gjitha rastet. Fjala vjen, Ulsi Manja, një kandidat potencial dhe i rëndësishëm tashmë në PS dhe një grumbullues i madh votash është i 6-ti në listë. Nëse edhe Manja do ishte në kufijtë fundorë të synimit që ka PS në numrin e mandateve kjo do të ishte e saktë, por fakti tregon të kundërtën. Apo Ervin Bushati që është i 3-ti, Xhemal Qefalia i 14-ti, Fidel Ylli i 15-ti etj. Katërshes së kandidatëve të Tiranës të vendosur në fund dhe pasliste, u duhet të bëjnë betejën e jetës. Nëse ata humbasin këtë betejë, automatikisht dalin nga politika. Këtë ka kuptuar mirë Pandeli Majko teksa e artikuloi me gojën e vetë frazën “dal nga politika”. Por ama nëse e fitojnë dhe bëhen deputetë sigurisht që ata do jenë shumë më të fortë politikisht, të gatshëm të bëjnë beteja edhe me Edi Ramën. Të rinjtë janë pjesa e ndërthurjes së emrave në listën e kandidatëve. Nuk po përmendim këtu Luljeta Bozon dhe Najada Çomon arsyet e vendosjes në listë tashmë dihen. Por janë disa kandidatë të tjerë që vërtetë listës i japin kolorit. Gjenerali Bardhyl Kollçaku në Berat, Albana Hana në Elbasan, Toni Gogu në Tiranë e të tjerë janë prurjet që jo vetëm në garë, por edhe në parlament nëse zgjidhen deputetë do jenë vlerë e shtuar.

KANDIDATËT E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demoratike ende ka probleme me listat e kandidatëve. Publikimi i tyre ka sjellë kënaqësi për disa, por edhe qefmbetje për të tjerë. Dorëheqja publike e kandidatit të qarkut të Elbasanit Loenard Karaj për të mos qenë fare në listë kur kryetari i PD Lulzim Basha në fakt e ka vënë në 17-ti si përfaqësues i PAA, duket e parëndësishme në pamje të parë, por është një tregues që hartimi i listave ka patur shumë probleme. Nuk dihen arsyet përse Basha e degdisi Karajn në vend të 17-të kur emra të tjerë jo vetëm anonimë, por pa asnjë kontribut në parti dhe jetën publike janë vendosur në zonë të sigurtë. Askush nuk jep sqarim për këtë. Por nuk është vetëm kjo. Sa stonaturë ka lista e Tiranës kur në vend të sigurta janë emrat e kandiatëve të disa partive aleate dhe mungojnë përfaqësuesit e denjë të PD. Sigurisht që aleatët kanë një marrëveshje me Bashën. Por të vendosësh Oriola Pampurin të 15-tën dhe Aldo Bumçin të 16-tin, Çlirim Gjatën të 21-tin, Dorian Telitin të 26-tin që janë vende të pasigurta për deputetë dhe të vendosësh Vangjel Dulen të 11-tin, është shumë pak të thuash skandal. Unë nuk e kuptoj fare se si në grupin parlament të PD që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të jetë deputet Vnagjel Dule dhe të mos jetë Çlirim Gjata apo Dorian Teliti. A ka demokrat që nuk mendon kështu?

Por lista e PD ka edhe probelme të tjera. E para edhe formalisht mungojnë saktësitë e përcaktuara nga KQZ që nisin nga numri i kandidatëve në listë e deri te mungesa e gjeneraliteteve që tregon edhe mungesë përgjegjshmërie.

KANDIDATËT E LËVIZJËS SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Duket si më komode LSI për listat por në fakt emrat e tyre më shumë janë të panjohur se sa kandiatë që vinë nga diskutime dhe vlera. Lista e kësaj partie ka një rendje për të kapur një moshë mesatare të ulët. Ata që e kanë hartuar këtë listë mendojnë se është gjetje dhe se duhet ti duartrokasim, por nuk kuptojnë se çdo i ri dhe e re që starton në politikë si deputet pa bërë asnjë punë jo vetëm që prish rregullin por përmbys vlerat. Hillary Clinton, një nga politikanet më në zë të SHBA të dekadave të fundit e ka nisur karrierën e vee politike në moshë studentore duke ngjitur posterat e partisë në mure, duke qenë pjesë ndihmëse e partisë dhe dalëngadalë me shumë punë ngjiti shkallët duke u bërë deri kongresmene e deri sekretare e Shtetit. Në LSI po ndodh fenomenti i studentëve kandidatë për deputetë të cilët nëse arrijnë të fitojnë vërtetë do ulen në kuvend, por ama në auditore ironikisht do kenë lëktor profesorin e njohur Shezai Rrokajn që kjo forcë nuk e preferoi ta ketë në lista.

PROGRAMET E PARTIVE

Të treja partitë duket se kanë një garë të ethshme për programet. Në 9 zgjedhjet e tjera parlamentare pas rrëzimit të komunizmit programet kane qenë jo pak të vlefshme por këtë herë vërtetë kemi një garë të mirëfilltë programesh. E para e nisi PD këtë garë duke e bërë publikë programin e saj që në 1 shkurt. U pasua nga LSI dhe tashmë edhe PS e ka bërë publike. Në një farë mënyre beteja e programeve është beteja e premtimeve.

PROGRAMI I PD

Nëpërmjet 14 pikave të rëndësishme Partia Demokratike tashmë e ka ezauruar programin e saj duke e shtjelluar dhe sqaruar për çdo fushë. Për disa çështje ka përmbysje dhe për disa ka tërheqje sociale jo pak interesante. Por nga ana tjetër, pyetja që e ndjek këtë program është: Ku do ti gjejnë paratë? Përgjigjet e kryetarit Basha por edhe të liderëvëe të PD se nuk do abuzojnë dhe nuk do vjedhin janë një bast i fortë për të luftuar atë korrupsionin që në këto 30 vjet e kanë premtuar të gjithë dhe po të gjithë nuk e kanë mbajtur si premtim. Gjithsesi pikat e këtij programi duhet thënë se janë ndjellëse.

  1. Hapja e 110 mijë vendeve të reja pune përmes përmirësimit të klimës së biznesit dhe thithjen e investime të huaja.
  2. Rritja e pagës minimale në 36 mijë lekë të reja në muaj, duke krijuar lehtësira për biznesin dhe duke e mbështetur atë.
  3. Ulje e taksave mbi të ardhurat personale në 9 për qind duke ruajtur fashën ekzistuese. mbrojtëse prej 30 mijë lekësh. Taksë 9 për qind e fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milion lekë të reja.
  4. Ulje e sigurimeve shoqërore në vlerën 18 për qind. Është 21.6 për qind.
  5. Totali i taksave dhe tarifave vendore të bizneseve të vogla dhe të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5 për qind e xhiros.
  6. Anulimi i taksës Rama prej 24 lekë të reja për litër karburanti. Çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë të vjetra më pak sesa ju kushton sot.
  7. Rritje e pensioneve me dyfishin e inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5 për qind në vit me synimin që në fund të mandatit të parë pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.
  8. Ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe të karburanteve.
  9. Mbulim i shpenzimeve arsimore për tarifat arsimore për 90 për qind të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura më pas 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
  10. Programe pas shkollore edukative për fëmijët dhe ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu fëmijët do të jenë të sigurt dhe larg rrugëve.
  11. Tekste shkollore falas për të gjithë ciklin parauniversitar.
  12. Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujore 3 mijë lekë të reja në muaj për 5 vitet e para të jetës.
  13. Çdo vit, 5000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim. Qeveria do të paguajë 100 për qind interesat bankare për çdo kredi të marrë për një apartament apo banesë.
  14. Subvencione për fermerët 100 milion euro në vit dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore apo blegtorale.
Lexo edhe :  Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

PROGRAMI I PS

Partia Socialiste ishte e vonuar këtë herë lidhur me publikimin e programit qeveriës. Nuk dihen arsyet për këtë, kur dikur kjo forcë ishte e para që e reklamonte, por këtë herë duket se sindromi i mandatit të dytë është evident. Gjithsesi program i Partisë Socialiste mbështetet në pesë pika kryesore që lidhen me rindërtimin, menaxhimin e pandemisë, rimëkëmbjen e ekonomsië, arsimin dhe infrastrukturën. Ja pikat kryesore:

  1. Brenda vitit 2022, do të përfundojë ndërtimi i rreth 12 mijë apartamenteve në lagjet e reja të dëmtuara si dhe rehabilitimi i 160 shkollave.
  2. Deri në vitin 2025, paga minimale do rritet deri në 40 mijë lekë në muaj. Paga mesatare bruto në rang vendi do të shkojë në 85 mijë lekë bruto.
  3. Dyshemeja për pagat që nuk do të tatohen do të rritet nga 30 mijë, në 40 mijë lekë në muaj.  Ngritje e fashës nga me disa shkalle me shume, duke e çuar 23 për qind mbi 2 milionë lekë.
  4. Do sigurohen libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar. Dyfishimi i fondit për kreditë e buta për strehimin e familjeve të reja. Subvencionimin me pagesë me çerdhet dhe kopshtet private, për subvencionimin e pagesës në rastet e pamundësisë së gjetjes së vendeve të lira në strukturat shtetërore.
  5. Rimodelimi i financimit publik për shëndetësinë, modernizimin e sistemit shëndetësor. 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara deri në vitin 2024. Vendosja në punë e 10 qendrave model të mjekësisë familjare. 4 spitale rajonale të transformuar në qendra reference diagnostikuese. 6 spitale rajonale me shërbim të ri të obstetri gjinekologjisë dhe pediatrisë. 2 spitale universitare të obstetri gjinekologjisë.
  6. Brenda gjashtë muajve të ardhshëm do vendoset në punë e aeroportit të Kukësit. Brenda 2021, do përfundojë Rruga e Arbrit, ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, do përfundojë linja hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, linja e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi, akset Balldren-Milot dhe Milot-Fier si dhe tuneli i Llogarasë.
  7. Do lehtësohen procedurat e rekrutimit me 3 muaj integrim të rimbursuar për çdo punësim të ri. Nxitje transformimin e proceseve të prodhimit duke mbështetur blerjen e makinerive të industrisë 4.0 nëpërmjet rritjes së indeksit të amortizimit nga 20 për qind deri në 40 për qind. Lehtësim barrës tatimore dhe kompanitë do të kenë më shumë likuiditet.  Krijohet  një fond kreditimi prej 10 milionë eurosh për manifakturën.
  8. Qeveria do jupë 16 milionë dollarë në vitin 2025 për të mbështetur më shumë kultura të mbjelljes. Do të garantojmë aksesin në programin IPARD III me fond financimi 166 milionë euro. Ulje TVSh-në për grumbulluesit në 6 për qind. Dyfishimi i numrit të bagëtive të imta nga 2 milionë në 4 milionë. Furnizim me ujë 24 orë për të gjithë qytetet e Shqipërisë, përfshi 90 për qind të zonave rurale.
  9. Do krijohen zona të reja të zhvillimit turistik, në total 6 zona. Agroturizmi do të mbështetet jo vetëm financiarisht, por edhe me harta, rrugë, infrastrukturë lokale, promovim unik.  Paketë unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve, paketë në të cilën shteti shqiptar do të investojë 10 milionë euro çdo vit. Do të subvencionohen edhe operatorët turistikë.

PROGRAMI I LSI

Ndonëse ka një emërues të përbashkët të programit me PD, LSI ka spikatje në disa prioritete që e veçojnë atë. Në fakt janë prioritete që kjo parti e ka të shtritë në një kohë të shkurtër në muajtë e parë të qeverisjes nëse opozita vjen në pushtet. Janë pesë pika, ku LSI e mbështet programin e saj të cilat janë:

1- Të realizohet rimbursim të 5 për qind të vlerës së çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Çdo qytetar do t’i kthehet mbrapsht 5 për qind për çdo shpenzim që do të bëjë.

2- Të ketë mbështetje për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë. Programi nga “Bebja në bebe” duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD.

  1. Në momentin që një bebe lind, në emër të tij hapet një fond investimi prej 1000 USD, i cili vendoset në një fond investimesh dhe i kthehet bebes në momentin që ai riprodhon vetveten. Kur ai bëhet prind. Duke patur parasysh se mosha mesatare që ai riprodhohet është llogaritur rreth 25 vjeç. Mund të jetë edhe më shumë prej interesave të fondit të investimit.

3- Vendosja në masën 1 për qind të Taksës së të Ardhmes për arsimin për 200 kompanitë më të mëdha në vend.

4- Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshëtimit të arsimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojën, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njëjtën kohë.

5- Të ketë TVSH 0 për qind për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, (plehra kimik, fidanë, fara, naftë), për rimbursimet dhe subvencionet.

 

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV