E papritur/ Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika: S’ka moment më të mirë se në 30 vjetorin e PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PS. Ai thotë se deklaron fundin e maratonës politike prej 3 dekadash.

“Bijtë e mi unë nuk jam person që emocionohem kollaj dhe me fjalën e Megit mund t’ju them që jam shumë i emocionuar. Nuk jam për të mbajtur fjalim apo për historikun 30 vjecar të PS, por për të marrë fjalën dhe për të dhënë ashtu si kurse kolegët e mi, përshkruan emocionet e tyre në dokumentar. DO e ndaja në 2 periudha të ndara në 2005. Nuk po e them se si u themelua, u programua dhe se si u miratua familja jone politik. Ne u anatemuam si vetë PP, por nuk mjaftonte kaq. Të ishe socialist nuk ishte e modës. Flitej për shtet ligjor por vetëm Maliq kishte për socialist, flitej për ekonomi trego, por nuk kishte, flitej për shtet të së drejtës por të drejta për socialistët nuk kishte, kishte dhunë, arrestime që përfundoi me burgosjen e Nanos, kanë qenë vite të vështira, prandaj unë meqë jam ende këtu aktiv në jetën politike, do të përshëndes Kryesin 15 anëtarët e parë të PS, do të përshëndetja 3 nënkryetarët e parë.

Do të përshëndesja, shumë figura të spikatura që janë marrë me programin e PS. Përshëndes 4 të parët që mbërritën në PS, mes tyre Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, përshëndet 28 deputetët e grupit të parë të PS me në krye Namik Doklen, kanë qenë 36, por 8 prej tyre nuk jetojnë më, ky ka qenë grupi më i mirë parlamentar që ne kemi pasur në 8 mandate parlamentare dhe së fundmi, do përshëndesja Fatos Nanon.

I dashur Fatos, ne jemi krenar për ty për shumë gjëra pasi askush nga ne apo kundërshtarët nuk thonë dot që nuk je politikan, ne jemi krenar që të kemi pasur kryetar se je intelektual, i dashur Fatos. Shumë socialist nga 91-97 u persekutuan, por 4 vite burg i bëre ti se ishte kryetar i jonë. I dashur Edi, të kujtohet 2003 kur u shprehe dëshirën për të qenë kryetar shumë delegatë nuk të mbështetën e megjithatë ti qëndrove stoik, pasi ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton ambicia dhe dëshira, por duhet edhe dëshira dhe dashuria e atyre për të cilat ti pate ambicien për t’u bërë kryetar i tyre dhe ajo erdhi natyrshëm në 2005 dhe ja ku jemi sot, kaq krenar si asnjë parti e majtë në Europën lindore me 3 mandate rresh fitimtare. Jemi me fat që kemi me fat një lider këmbëngulës, me ambicie, të vendosur e përkushtuar dhe të maturuar ”, tha Ruçi.

Të fundit

54-vjeçari ngjitet në malin Everest për herë të 29-të

Udhërrëfyesi i famshëm malor dhe mbajtësi i rekordit botëror, Kami Rita arriti majën e malit Everest më 29, duke...

“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi

Profesiori i kriminalistikës, Ervin Karamuçi dha detaje sesi u organizua takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi me emigrantët shqiptarë atje. I ftuar në Top...

Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë. Çani tha se Shqipëria është...

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

“Njerëzit qanin”/ Gazetarja tregon momentin kur Rama zbriti në aeroportin e Athinës

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë këtë të diel, u kthye në kryefjalë në mediat shqiptare dhe ato greke. Gazetarja Anila Basha në...

Lajme të tjera

Web TV