Dita Botërore e Refugjatëve/ Rreth 48% e të zhvendosurve me forcë fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ajo që është mjaft tronditëse është fakti se gjatë dhjetë viteve të fundit numri i njerëzve që janë refugjatë ose janë zhvendosur me forcë është dyfishuar. Rreth 48 përqind janë fëmijë ose të rinj, kështu që ne vërtet kemi breza fëmijësh të cilët janë larguar nga vendet e tyre të origjinës”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së.

OKB-ja njofton se në përgjithësi, 1 në 95 njerëz janë zhvendosur me forcë, duke përfshirë më shumë se gjysmën e popullsisë së Sirisë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Sirianët përfaqësojnë grupin më të madh të të zhvendosurve ndërkombëtarisht dhe ekspertët thonë se nevojat e tyre janë të shumta.

“Edukimi dhe shëndeti mendor janë çështje kryesore. Për shembull ne kemi shumë refugjatë sirianë të traumatizuar dhe ata nuk mund ta kuptojnë. Pra, ju duhet të punoni për shëndetin mendor, plus edukimin e tyre”, thotë Nancy Yarmout nga organizata “Rescue Me” .

Venezuelianët përbëjnë grupin e dytë më të madh, të njerëzve të zhvendosur me forcë. Shumë prej tyre kanë shkuar në Kolumbi. Zhvendosja nga Amerika Qendrore është rritur 50 herë gjatë dhjetë viteve të fundit, me shumë refugjatë që drejtohen në veri për në Shtetet e Bashkuara. “Besoj se është me të vërtetë e rëndësishme të mendosh për refugjatët jo si një barrë për shoqërinë, por të mendosh për ta si konsumatorë dhe kontribues, sepse ata në të vërtetë shtojnë rritjen ekonomike … shtojnë zhvillimin ekonomik”, thotë Richard Albright, nga Departamenti amerikan i Shtetit, shkruan VOA.

Numri i fëmijëve të pashoqëruar në vitin 2020 po ashtu ishte i lartë, sipas raportit të OKB-së. Dhe ndryshimi i klimës ishte një nga faktorët që shkaktoi zhvendosje të njerëzve në gjithë botën.
“Nevoja për burime, ujë, tokë … Nevoja për ushqimin e bagëtive, për të shtuar të korrurat… Të gjitha këto preken nga ndryshimi i klimës, dhe çojnë në konflikt. Më pas konflikti sjell zhvendosje”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së. Raporti i OKB-së tregon se 86 përqind e njerëzve të zhvendosur përtej kufijve janë pritur nga vendet në zhvillim.

Lexo edhe :  Mbahen në qeli, Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve

 

Të fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër

Të apasionuar me motorat dhe makinat e epokës së komunizmit, një oficer policie dhe mekanik, rrugëtojnë për 3 vjet...

Bashkëshorti i ministres plagosi drejtorin e ATK-së te Financat, ja çfarë u konstatua

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një...

Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

A po shoqërohet apo jo me dritëhije ligji i amnistisë penale që u bë i zbatueshëm prej 24 prillit dhe që solli lirimin e...

I hoqën nga duart dy herë tenderat dhe ia dhuruan ‘4 A-M’, SPAK merr të pandehur zyrtarët

Tre zyrtarë të bashkisë Tropojë, të cilët kanë marë pjesë në dy procedura tenderuese të shpallur nga ky institucion, janë marë të pandehur nga...

Ndryshimet klimatike, ekspertja: Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike kanë ngritur alarmin mes ekspertëve për të gjetur zgjidhjet që do të ulin pasojat që mund të jenë katastrofale. Në ‘Studio Live’...

Lajme të tjera

Web TV