Vrasjet dhe aksidentet/ Ministri bën përgjegjës drejtësinë, drejtësia “bërtet” për pavarësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mbajti dje një konferencë shtypi pas dy ngjarjeve tragjike në aksidente dhe vrasje, ku humbën jetën nëntë persona. Në lidhje me situatën kriminale në vend, ministri Çuçi ka akuzuar prokurorinë dhe gjykatat të cilët sipas tij po lirojnë persona me precedentë kriminalë që kapen me armë pa leje. Reagon ILD duke kërkuar mosndërhyrje nga institucionet e tjera.

Nga Fernada Cenko

Politika dhe drejtësia kanë gjetur shpesh herë gjuhën e përbashkët, por ka raste kur atakohen me njëra-tjetrën me deklarata të forta përgjegjësie. Në lidhje me situatën kriminale në vend, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka ngritur gishtin e përgjegjësisë ndaj sistemit të drejtësisë, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk dënon, por liron kriminelë. Dje Çuçi në një konferencë për median lidhur me situatën kriminale në vend tha se legjislacioni shqiptar është mjaft i mirë, me sanksione të rënda ndaj shkelësve të ligjit, por në këtë rast sipas tij, mungon ekzekutimi i tyre, e këtu iu referua prokurorëve dhe gjyqtarëve. “Legjislacioni shqiptar është nga më të fortat në këtë drejtim, sa i takon ashpërsisë së aksidenteve. Problem është zbatimi i ligjit. A zbatohet ligji, a dënohen ato që e dhunojnë ligjin dhe duhet të jemi transparentë, llogarinë e kemi me shqiptarët. Unë jam deputet, ministër, në këtë kuadër ne jemi ato që ballafaqohemi me njerëzit, dua të jem i drejtpërdrejt me njerëzit që ata ta kuptojnë se nga buron kjo gjë. Ku Policia e Shtetit kap në flagrancë një person me plumb në fole gati për qitje dhe trupa gjykuese vendos që ai të shkojë në shtëpi, edhe ata duhet të dalin dhe të sqarojnë popullin”, është shprehur ministri Çuçi. Sipas tij, ka prokurorë dhe gjykatës që s’e kanë kaluar VETINGUN, dhe sipas ministrit kanë qenë anëtarë të organizatës KÇK. “Në raste flagrante i gjejmë te ky grup. Sa i takon detyrimeve të mira si ministër, unë do e zbatoj vendimin e gjykatës, pa më të voglën hezitim. Por duhet të bëjnë ankimet te drejtësia e re dhe ILD. Ne kemi bërë ankesa më përpara, ju jap dhe shkresën po të doni. Do të ketë ndryshime në nivel drejtues te Policia e Shtetit. Sepse nëse procesi gjyqësor nuk ka një organ epror për të zhbërë vendimet, policia është një piramidë, ku e ka të qartë hierarkinë. Kur unë shoh një polici që shkel rregullat, s’bëj hetim, e heq nga puna direkte”, tha Çuçi. Ministri kërkoi që Vetingu të vijojë edhe me drejtuesit e lartë të policisë. “Ndërsa për gjyqtarin, nuk ka një organ që thotë ky vendim nuk bëhet. Në këtë pikëpamje mendoj që përveç nivelit të lartë drejtues që e kam shprehur edhe në Kuvend, ajo që duhet të bëjmë sa i përket Vetingut, ajo duhet bërë për drejtuesit e lartë të policisë, kjo është qasja ime. Vetingu është një proces i vazhdueshëm”, tha Çuçi.

Armëmbajtja pa leje

Ministri Çuçi u ndal edhe tek pasojat e vitit të mbrapsht 1997. Ai tha se armët e dala në këtë vit janë ende në shtëpinë e shqiptarëve. Ministri i Brendshëm lajmëroi dhe nisjen e një fushate të gjërë dskutimi publik për të shkuar ndoshta drejt një amnistie si ajo që nisi vite më herët ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. “Armëmbajtjet pa leje do të bëj më shumë sa i takon një diskutimi më të gjerë shoqërore sesi të heqim armët nga duart e shqiptarëve. Unë do të bëj më shumë, do mbledh grupet e interesit se kush është qasja më e mirë që të arrij të pakësojmë sa më shumë këtë fenomen që përbën një rrezik për shqiptarët”, tha Çuçi.  I ndalur tek vendimet e Gjykatës, kur Renea ka bërë të mundur arrestimit, dhe më pas gjykata e e ka liruar, Çuçi foli me emra konkretë. “Unë në këtë rast sqarova vetëm pozicionin e policisë së shtetit, nuk e bën e vetme Policia e Shtetit, çarmatosjen e armëve të dala nga 97-a. Gjyqësori ka një rol të rëndësishëm në këtë momente. Nëse pyet shqiptarët sot, nëse një kriminel kapet në rrugë me 6 plumba dhe 1 në fole. Kodi Penal thotë që minimumi dënohet me 3 vite, maksimumi 7. Po të pyesësh shqiptarët do të thotë të dënohet me 7 vite. Kjo është perceptim që duhet të reflektojë dhe Gjyqësori. Si e çon këtë njeri në shtëpi të rri rehati, kur ndërkohë ka qenë gati për të vrarë dikë. Prandaj ka shumë rëndësi të funksionojnë të gjitha hallkat” u shpreh Çuçi.

ILD: Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt për deklarata publike

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas akuzave të ngritura nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ndaj disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend. ILD thotë se do të shqyrtojë me seriozitet pretendimet e paraqitura. “ILD konstaton me keqardhje se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive”, thuhet në deklaratë. Më tej ILD shton se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe institucioneve të pavarura të drejtësisë, po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive. “Këto parime duhet t’i respektojë çdo institucion në vend, si standarde dhe vlera të një shoqërie demokratike dhe të garantimit të shtetit të së drejtës. Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ILD.

Gjykata e Fierit reagon ndaj Çuçit: Vendimi bazohet në ligj

Gjykata e Fierit ka reaguar pas akuzave të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi mbi gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kanë dhënë masa sigurie të lehta për personat e arrestuar për armëmbajtje pa leje. Më konkretisht, Gjykata e Fierit i referohet vendimit të gjyqtarit Piro Sota i cili la në arrest shtëpie një shtetas me iniciale I.H.  Sipas gjykatës së Fierit, vendimi është bazuar në kërkesën e prokurorit Erind Reovica. Pasi ministri i Brendshëm Çuçi deklaroi se: “Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie”, ka ardhur edhe reagimi i gjykatës së Fierit. Në vendimin e tij, gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”.

Lexo edhe :  Rama me shqiptarët në Athinë/ Mund t'ja 'vjedhi' shfaqjen Noziyt, do jetë masiv prej tij

Vrasjet në Velipojë, Çuçi: Policia ka pasur dijeni për konfliktin

Kreu i ministrisë së Brendshme ka konfirmuar se Policia e Shkodrës ka pasur dijeni që mes mes dy familjeve të përshira në konflikt kishte pretendime për ndarjen e shfrytëzimit të hapësirës rënore, por nuk kishte denocim nga ana e tyre për kërcënime me jetë.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prenuar se Policia e Shkodrës ka pasur dijeni për konfliktin që degradoi në tragjedi dy ditë më parë në plazhin e Velipojës ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën. Në një konferencë të gjatë për shtyp, ku u preken çështjet më të nxhehta, Çuçi ka dhënë informacion edhe për tragjedinë e Velipojës. Ai tha se policia ka pasur ankesë nga palët se përse u është dhënë leja atij apo këtij, por jo denoncim se ndiheshin të kërcënuar për këtë gjë. “Policia nuk jep leje për shezlong dhe nuk jep leje për mënyrën se si do të shpërndahen plazhet. Problemi konkret  lidhej me faktin se kush e ka pasur më parë dhe kush e ka sot dhe këtu duhet të ndërhyjnë institucionet që merren duke filluar që nga pushteti vendor. Në rastin konkret nuk ka pasur denoncim të këtyre dyve që u përfshinë në ngjarjen në Velipojë, jua them me bindje të plotë. Mund të ketë pasur një ankim pse ja keni dhënë lejen këtij, por nuk është policia ajo që jep leje. Por denoncimin që jam kërcënuar për shkak të kësaj gjëje nuk ka pasur”, tha Çuçi.

Aksidentet

Kreu i ministrisë së Brendshme u pyet edhe në lidhje me aksidentet me vdekje për shkak të shpejtësisë dhe shkeljeve të qarkullimit rrugor, nëse duhet të quhen vrasje dhe të dënohen si të tilla. “Kjo është një çështje më shumë e profesionistëve e penalistëve e doktrinës së asaj që quhet vrasje. Kjo është një çështje që duhet të zgjidhnin profesionistët nëse mund të quhet vrasje apo jo. Këtë nuk mund ta përziejmë pasi do të bënim devijim nga shkenca penale. Kemi rritur nivelin e dënimit dhe e kemi bërë të barabartë dënimin si vrasje të thjeshtë”, është shprehur Çuçi. Sipas tij, aksidenti me pasojë vdekjen parashikohet të dënohet sikur ka vrarë një njeri. “Me këtë qasje i jemi afruar asaj dëshire për të rënduar pozitën e një personi që bën aksident me makinë pasi ka shkelur të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor. Kur ka sjellë pasojë vdekjen ai para kodit penal është njësoj sikur të kishte kryer vrasjen”, tha Çuçi.

Përgjegjësia e ministrit

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi moral në lidhje me ngjarjet e rënda që janë regjistruar ditë te fundit në vend, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha jo. Sipas Çuçit, ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjëra të “zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh”. “Në lidhje me përgjegjësinë morale, si njeri unë do të doja të mos kishte asnjë vrasje, asnjë aksident, të ishte një situatë ku të gjithë të jetojnë në paqe, por është utopi dhe nuk ka për të ndodhur. Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, por e zakonshme sepse ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjejë përgjegjësi morale. Në fund të mandatit tim unë do punoj që ky trend të jetë në ulje nga aksidentet rrugore, do ndjehesha mirë që si Ministër i Brendshëm ta ulja këtë, por gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat”, tha Çuçi.

Mbetjet në Durrës

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është ndalur edhe në situatën e rëndë mjedisore të shkaktuar në qytetin e Durrësit pëka folur në lidhje me situatën e depozitimit të plehrave në Durrës. Çuçi tha se këto dy ditë do të marrë zgjidhje kjo problematike, ku shtoi se ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. “Do të marr një zgjidhje të shpejtë këto dy ditë. Është folur se ku do të depozitohen. Kjo është përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm është një përgjegjësi kontraktuale e pushtetit vendor me kompaninë që ofron shërbimet në raste të tilla. Kjo është përtej përgjegjësisë sime. Si ministër i Brendshëm kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda”, tha Çuçi.

Të fundit

SHBA-të duan “Shqipërinë etnike”?/ Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë tregoi Rama në Athinë

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në...

“Punët me dashurinë janë rëndë”, Julia Ilirjani tregon pse s’u rimartua pas divorcit

Divorci nuk ka qenë një vendim i lehtë për Julia Ilirjanin, por 20 vite më parë ajo e dinte që ishte i duhuri për...

Sipas një studimi të Harvard, ky është profesioni më “ i vetmuar”

Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë, dhe që u botua në Harvard...

Hapi zjarr drejt kryeministrit sllovak, momenti i arrestimit të agresorit

Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën pasi një person ka qëlluar drejt tij disa herë me armë zjarri. Fico u...

Çfarë pritet?/ Rënia drastike e lindjeve në botë, cilat do jenë pasojat?

Donald Trump , kandidati presidencial republikan, e ka quajtur rënien e lindjeve një kërcënim më të madh për qytetërimin perëndimor sesa Rusia. Një vit...

Lajme të tjera

Web TV