Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj inspekton punimet në Shijak: Do të ndërtohen 30 pallate deri në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, vijon në zonat e prekura. Ditën e sotme ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në zonën e Shijakut ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen në kuadër të rindërtimit.

Në këtë zonë do të ndërtohen 30 pallate të reja, për afër 670 familje. Po ashtu do të ndërtohen 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve. Sakaq 4 shkolla e 1 kopësht janë ndërtuar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike.

Ministri Ahmetaj tha se brenda fundit të vitit edhe kjo lagje do të ketë përfunduar, së bashku me rikualifikimin urban, trotuare, gjelbërim e ndriçim, e familjet do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja, falas

‘Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike. Në fund të vitit do ta kemi dorëzuar dhe kantierin e Shijakut dhe qytetarët do të futen në banesat e tyre. Duhet të punohet me orare të zgjatuar dhe të shfrytëzohet e gjithë koha e thatë, që të kemi mundësi që të futen shumë familje.’- tha Ahmetaj

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV