Ja kush është 23-vjeçari që u mori jetën 5 personave midis tyre dhe nënës së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jake Davison është autori që u mori jetën pesë personave mbrëmjen e kaluar në Plymouth të Anglisë. Një nga viktimat është edhe nëna e tij. Mediat britanike raportojnë se 23-vjeçari ka qëlluar fillimisht mbi nënën, duke i marrë jetën. Ngjarja ndodhi në një zonë të qetë banimi, ndërsa mes viktimave ishte edhe një vajzë 3-vjeçare. Më pas autori qëlloi veten.

Sipas hetimit, nëna e tij, Maxine i ishte lutur që të merrte trajtim urgjent të shëndetit mendor në muajt e fundit. Një mik tha se familja kishte ngritur alarmin për sjelljen e çuditshme të Davison dhe i bëri thirrje policisë dhe autoriteteve shëndetësore për ta ndihmuar atë, një kërkesë që me sa duket mbeti pa përgjigje.

Vrasësi ka postuar video të shumta në kanalin e tij në YouTube, duke shfaqur shqetësim për virgjërinë, peshën dhe “shëmtinë”, ndërsa nënën e quante “të neveritshme” dhe “abuzive”.

Ai ka folur për “humbjen nga jeta” dhe se si e shihte veten si “Terminatori”. Gjithashtu doli se Davison tregoi një magjepsje me kulturën amerikane të armëve dhe kishte shprehur mbështetje për lëvizjen mizogjiniste “Incel”.

Të fundit

Blerja e votave/ SPAK merr në pyetje deputetin e PD, çfarë zbuluan hetimet

SPAK ka thirrur këtë të premte ish-kandidatin për bashkinë e Krujës, Agron Loka. Mësohet se Loka është thirrur për t’u...

Kosova i hap rrugë bashkëjetesës së personave të gjinisë së njëjtë

Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se...

Meta: Padurimi rritet, ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë pak orë nga Konventa, të cilën e ka cilësuar si historike. Ai shprehet se Konventa...

FNSH dhe Operacionalja ‘izolojnë’ Fushë-Krujën/ Pika kontrolli në disa akse kryesore

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve...

“Qelbu siç ke trurin”/ Agravon debati mes vajzave në BBV: Ule eksitimin

Pavarësisht se hera herës janë parë të afërta me njëra-tjetrën, Erjola dhe Egla kanë patur një debatë të ashpër. Diskutimi mes dy baoreve ka lindur...

Lajme të tjera

Web TV