Pedro Almodovar, regjisori universal i skenave seksi 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori i madh spanjoll me famë ndërkombëtare mban dy çmime “Oscar mbi shpinë

Duhet të jetë me se s’bën një njohës i mirë i botës fëmërore. Krejt i paturpshëm. Skenat e regjistruara prej tij në sheshin e xhirimit shpesh janë cilësuar si blasfemi. Për më tepër që ishte një regjisor spanjoll, vendi ku inkuizicioni të çonte në turrën e druve për shumë më pak se kaq. Megjithatë ai guxoi dhe ia doli…

…Sot është një mit. Një regjisor i adhuruar. Filmat e tij po aq. E për më tepër kur në pelikulën e filmit shquhej një aktore po aq seksi siç ishte Viktoria Abril. Në Shqipërinë e pas viteve ’90 ku regjisor me famë u njoh përmes filmit “Atame” i cili në shqip vjen si “Më lidh” ku një rol kyç luan dhe aktori i famshëm Antornio Banderas. E më pas se kaq, Almodovar, për publikun shqiptar u njoh nga ekrani i vogën i televizionit edhe me disa filma të tjerë.

Fillimet

Pedro Almodovar u lind më 25 shtator 1949 në Kalzada de Kalatrava të Spanjës. Ai u bë i njohur si regjisor dhe skenarist gjatë La Movida Madrileña, një rilindje kulturore që pasoi pas Spanjës që u çlirua nga diktatura e Frankos. Filmat e tij të parë karakterizuan sensin e lirisë seksuale dhe politike të periudhës. Në fillimin e viteve 1970, Almodovar u interesua për kinemanë eksperimentale dhe teatrin. Ai bashkëpunoi me grupin teatror pararojë Los Goliardos, në të cilin ai luajti rolet e tij të para profesionale dhe u takua me aktoren Karmen Maura. Skena kulturore alternative e lulëzuar e Madridit u bë skenari perfekt për talentet shoqërore të Almodovarit.

Suksesi

Në vitin 1980 Almodovari doli në botën e kinemasë spanjolle me “Pepi, Luci, Bom vajza të tjera të grumbullit”. Komedia bëri të njohur për publikun botën e tij surealiste, transgresive, ironike dhe solidaritetin me botën femërore. Protagoniste është Karmen Maura, e cila gjatë viteve u bë muza e tij. Më vitin 1986 Almodovar themeloi kompaninë e tij të prodhimit të filmit, “El Deseo”, me vëllain e tij të vogël Agustin Almodovar, përgjegjës për prodhimin e të gjithë filmave të tij që nga “Ligji i Dëshirës”, realizuar më 1987. Në ‘Olimpin’ e tij, Almodovar ka futur bukuri të të gjitha llojeve: nga ajo klasikja mesdhetare e ftohtë e Cecilia Roth, nëna kurajoze e filmit “Gjithçka mbi nënën time”, deri te portreti jashtë kornizave i Rossy de Palma. E akoma më shumë: Marisa Paredes, e cila luan në plot 6 filma, si dhe Victoria Abril, të cilën e angazhon në vitin 1990 si protagoniste në “Më lidh!” dhe vitin pasues në filmin “Këpucë me taka”. Almodovar shkroi gjithashtu artikuj të ndryshëm për gazetat dhe revistat kryesore, si “El País”, “Diario 16” dhe “La Luna”. Ai botoi një roman, “Fuego en las entrañas” dhe vazhdoi të shkruante histori që u botuan në një vëllim përmbledhës të titulluar “El sueño de la razón”.

Lexo edhe :  Shkëndija dashurie, Diola Dosti: Për herë të parë vendosa të ndjek zemrën

Talenti

Pas suksesit të parë, Almodovari konfirmon talentin e tij me “Labirint pasionesh”  regjistruar në vitin 1982. Filmi prezantohet në Venecie mes polemikave, por e konfirmon si një yll të kinemasë spanjolle. Ky është një filmi ku debuton për herë të parë i riu Antonio Banderas. Aktori spanjoll gjatë viteve u bë një ‘alter ego’ i regjisorit, i cili u bë edhe më i njohur në “Dolor y Gloria” e cila në shqip vjen si: “Dhimbje dhe lavdi”.

Suksesi

Viti i artë për regjisorin është 1988. “Gra në prag të krizave nervore” triumfon në “Goya”, çmimet kinematografike spanjolle dhe kandidon në “Oscar” si filmi më i mirë i huaj. Ndërsa në vitin 2000 shtrëngoi statujën e Oscarëve, falë filmit “Gjithçka mbi nënën time”. Regjisori i njohur spanjoll, fitoi çmimin e ”Luanit të Artë” për karrierën, në Festivalin e Filmit të Venecies. Në një shënim, drejtori i festivalit, Alberto Barbera, e quajti Almodovarin “regjisor i cili na ofroi portretet më shumëformëshe, kontraverse dhe provokuese të Spanjës post-Franko”. Më pas se kaq Barbera u shpreh: “Filmat e tij përballen me “shkeljet, dëshirën dhe identitetet” dhe janë të mbushura me “humor gërryes” dhe të stolisur me një “shkëlqim vizual”, që shprehimisht i referohet estetikës së fushës dhe artit pop”. Ndërsa Almodovari pas marrjes së çmimit tha: “Ky Luan i Artë do të bëhet kafsha ime shtëpiake, së bashku me dy macet me të cilat jetoj”.

Çmimet

Me dy çmime “Oskar” mbi shpinë, ai di shumë mirë si t’i thyejë rregullat, të përziejë stilet dhe zhanret. Rezultati? Diçka unike, destabilizuese. Por nëse do të lexoni skenarin, sigurisht që do të qeshnit. Sepse historia e librit është sureale dhe absolutisht pak e besueshme. Megjithatë, të gjithë dalin nga kinemaja me ndjesinë se kanë parë një kryevepër, dhe jo vetëm nga pikëpamja formale, sepse estetika dhe detajet e tij janë të studiuara mirë. Gjithçka përputhet me temat që regjisori spanjoll i ka shumë për zemër: metamorfoza seksuale dhe psikologjike, dhunë, mëshirë dhe hakmarrje.

I vlerësuar si një nga kineastët spanjollë më të suksesshëm ndërkombëtarisht, Almodovari dhe filmat e tij kanë fituar interes në të gjithë botën dhe kanë zhvilluar një ndjekës kulti.

Filmat e Pedro Almodovarit flasin me njëri-tjetrin. Secili informon dhe frymëzon, dhe shpesh, dikush do të hedhë një vështrim pas për të marrë pjesët tematike. Ndaj ai mund të quhet “universi i Pedro Almodovarit”.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV