Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Duka shton 20 votues anonimë në vend të Shoqatave legjitime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dështuar mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Arsyeja për dështimin e mbledhjes, e cila duhet të mbahej në orën 15:00, është mungesa e kuorumit dhe fakti se kreu i FSHF-së Armando Duka dhe stafi i tij kanë shtuar 20 votues anonim, duke përjashtuar kështu nga mbledhja shoqatat legjitime të Tiranës.

Sikur të mos mjaftonin skandalet e Dukës në krye të FSHF sot i është shtuar një tjetër akuzë, ajo e falsifikimit të emrave të delegatëve. Në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e shoqatës së futbollit të Tiranës, Duka ka shtuar 20 votues anonim në vend të shoqatave legjitime. Ai ka prodhuar lista fiktive në momentet e fundit pak para se të niste procesi. Largimi i kandidatit Eduard Prodani dhe mbështesve të tij, pasi refuzoi të bëhej pjesë e një procesi të manipuluar, ka sjellë dështimin e mbledhjes pasi mungon kuorumi i nevojshëm për të zgjedhur kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana.

Skandali ka nisur në fillim të mbledhjes ku Shoqata e Futbollit Tiranë ka gjetur brenda në sallë delegatë të tjerë që i kishin zëvendësuar. Në këtë mbledhje Duka nuk lejoi praninë e mediave dhe madje ka bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve që të mos ketë rrjedhje të informacioneve.

Të fundit

Pensionet, përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi

Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e...

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Nga Ben Andoni Ka nisur të ketë shumë pritshmëri te opozita për datën 11 Qershor, kohë kur Gjykata e Apelit pritet të japë vendim për...

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari kujton përjetimin e dhimbshëm

Ndikimi i një mësuesi nuk shtrihet vetëm përgjatë viteve të shkollës, por edhe përtej tyre. Gazetari Osman Stafa i cili ka ardhur në “Ka...

Liverpool mposht Wolvesin në sfidën përmbyllëse të kampiontit, Klopp përcillet si hero

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me...

Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

Nga Ilir Yzeiri Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa...

Lajme të tjera

Web TV