PD-President përplasen për zgjedhjet lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, kanë replikuar për çështjen e zgjedhjeve lokale. Konflikti i hapur që kapërcen dekretin e kreut të shtetit dhe Berisha që sheh betejën e Metës si aleat për të ardhmen.

Pas largimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe pas luftës së brendshme mes Bashës dhe Berishës, Lëvizja Sociasliste për Integrim por edhe Presidenti Ilir Meta ka prishur marrëdhëniet me aleatin e madh, PD-në. Ndërsa Basha dhe Berisha janë në “betejën e jëtës” për të marrë apo mbajtur partinë, kreu i shtetit haptas është anuar nga Berisha, duke mos kursyer çdo debat me PD-në zyrtare. Kësaj rradhe debati është fokusuar tek data e zgjedhjevetë parakohshme. Presidenti Ilir Meta ka replikuar në distancë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhin.  Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur Bardhit dhe Bashës përmes një reagimi sa i takon pretendimeve të demokratëve se; “Dekreti për zgjedhjet e 6 marsit, për të vënë në vështirësi PD”. Presidenti Meta i ka quajtur ato të gënjeshtra. Pas qëndrimeve të sekretarit të përgjithshëm të PD, Meta doli me një tjetër deklaratë në rrjetet sociale ku thotë se dy deputetët Basha-Bardhi po gënjejnë në raport me kreun e shtetit. “Nëse Presidenti, do të kishte zgjedhur afatin minimal 30-ditor, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, që përkonte me datën 20 shkurt 2022, atëherë kjo do të ishte në shërbim të Partisë në pushtet. Presidenti favorizoi forcat opozitare dhe jo partinë në pushtet z.Bardhi!”, shprehet Meta. Ndërkaq ka reaguar sërish Gazment Bardhi, i cili përmes një deklarate i drejtohet Metës me fjalët: “Rëndë, shumë rëndë zoti President! Edhe më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD!”

Reagimi i Metës

Presidenti Ilir Meta e ka nisur reagimin e tij në rrjetin social “Facebook” duke shkruar “Stop gënjeshtrave”, duke argumentuar situatën e tij. Me ironi ai ka shkruar se deputeti Bardhi nuk gënjen kur deklaron se: Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit; nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme; gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes. Këtu ai nuk gënjen. Por sipas Metës, deputeti Bardhi, gënjen kur me vetëdije të plotë dhe në mënyrë të përsëritur deklaron se Gjykata Kushtetuese na paska thënë se, “subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit qe ta inicionte procesin në këtë gjykatë”. “E ftojmë zotin Bardhi, që të na e lexojë se në cilin paragraf Gjykata Kushtetuese e paska shkruajtur saktësisht atë që ai deklaron se gjoja po të ishte paraqitur kërkesë nga Presidenti, Gjykata do t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit?!.”, ka hapur sfidën Meta. presidenti shkruan se Basha po i ikën përgjegjësive të tij. “Nga njera anë shihet taktika e përsëritur 5-vjecare për t’i ikur përgjegjësisë që ka lidershipi i Partisë Demokratike për situatën e braktisjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019, dhe nga ana tjetër deputeti Bardhi merr përsipër të gënjejë kësaj radhe edhe në emër të Gjykatës Kushtetuese. Mjaftojmë ti citojmë zotit Bardhi, tre paragrafë (26, 61, dhe 73) të vet Gjykatës Kushtetuese, që t’ia shplajmë gënjështrat e qëllimshme:  Paragrafi 26: “Gjykata, referuar objektit të kërkesës në shqyrtim, vëren se kërkuesja (pra shoqata e Bashkive të Shqipërisë) ka ngritur dy kërkime: i pari lidhet me konstatimin si antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të zhvilluar në datën 30.06.2019, për rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve; i dyti ka të bëjë me verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë për këto zgjedhje vendore”, shkruan Meta duke bijuar me paragrafin 73, ku citon se: “Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja (pra shoqata e Bashkive) nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetue”. Meta i ka rikujtuar, siç shkruan ai,  deputetëve Basha – Bardhi, që Presidenti i Republikës nuk është as subjekt zgjedhor, as përfaqësues i ndonjë partie garuese në zgjedhje, dhe as hyn në llojin e atyre institucioneve që kanë për detyrë që sa herë ka garë elektorale të ndjekë nëpër gjykata Partitë Politike, apo të mbrojë interesat e ndonjë force politike të caktuar. “Kjo është detyrë e vet forcave politike që pretendojnë se ekzistojnë për të shëndoshur dhe ruajtur demokracinë, dhe që duhet të bëjnë gjithçka për realizimin e një procesi zgjedhor kushtetues, për të ruajtur të pacenuar të drejtat themelore të qytetarëve që ata pretendojnë se përfaqësojnë, ku më themelorja të drejtën për të zgjedhur përmes një procesi votimesh të lirë, të fshehtë, të ndershëm dhe ndërmjet alternativave. Pra kjo ka qenë, është dhe duhet të jetë detyrë primare dhe e Partisë Demokratike si forca kryesore opozitare në vend. Presidenti i Republikës, ka për detyrë të ushtrojë kompetencat dhe rolin që i jep kushtetuta, ku ndër detyrat kryesore të tij si përfaqësues i unitetit të popullit është të mbikëqyrë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim. Për këtë Presidenti nxjerr dekrete, që në rastin e zgjedhjeve vendore 2019, askush nuk guxoi t’ia sfidonte këto dekrete përpara ndonjë Gjykate, as përpara Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të një vendimi të themeltë nga Gjykata Kushtetuese, dhe pas shpalljes së vetes si jo kompetente prej saj, Presidenti i Republikës i bindet vetëm Kushtetutës së Shqipërisë dhe interesit të qytetarëve shqiptar në ato 6 Bashki që sot janë pa kryetar”, sqaron Meta në facebook.

Lexo edhe :  “Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Reagimi i Bardhit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit theksoi se demokrati gënjente në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ‘30 qershorin’. “Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës. Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Bardhi. Në një reagim të dytë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thekson se do të bëhet më keq për hallexhintë e Lalëzit dhe të Surrelit, duke shigjetuar Metën dhe Ramën. “Rëndë, shumë rëndë zoti President! Edhe më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD! Një kërkesë kam: Bëji një analizë edhe fjalive të tjera të miat për shërbimin që, bashkë me hallexhiun tjetër, i bëni padronit në qeveri. E vërteta nuk fshihet dot pas hartimeve të gjata, pa përmbajtje dhe pa argument”, shkruan ai.

 

 

Të fundit

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

Lajme të tjera

Web TV