Beatrix i bëri këngë Donaldit, Sabiani i bën këngë Ilirit: Në momente inati ti më qetësoje (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dedikimit të Beatrix për Donaldin, vjen një tjetër dedikim për një banor brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Sabiani ka postuar këngën më të re, e cila i dedikohet rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” dhe titullohet “Për Ju” në bashkëpunim me Helios.

Në hyrje të klipit, i cili ka pjesë të shkëputura nga rrugëtimi i tij del momenti ku Iliri thotë “e ka bërë për mua këtë” dhe momenti kur Sabiani i thotë “të gjitha për ty janë”.

“Hyra ne big brother per te testuar veten dhe pse jo qe njerzit te njihnin Sabianin e vertet Çmimi esht dashuria qe jepni ju pa kushte Malli per femijet e mi dhe gjetja e nje vllai gjat ketij rrugetimi”,- ka shkruar ai në përshkrimin e videos në Youtube.

Videoja ka momente të Ilirit me Sabianin gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, të Sabianit me fëmijët e tij dhe të Ilirit me vajzën e vet.

“Është ora tre dhe natën s’fle ju shoh në ëndrrat e mia, shpirti im, gjaku im, përqafoj ëndrrat e mia. Buzëqesh, malli më thërret, Zoti mi ka dhënë…Oj dashni oj dashni ti më merr, sikur hëna ndriçon natën terr, oj dashni, oj dashni ti më merr, brenda shpirtit jeton dhe kur nuk je”,- ka shkruar ai dhe i dedikohet fëmijëve.

Pjesa për Ilirin këndohet nga Helios dhe është italisht: “Si dy luan në kafaz, ne jemi njohur. Në momente inati ti më qetësoje kur të tjerët më dukeshin si të panjohur. Je vëlla për mua. Vlen më shumë se këto lekët. Kam respekt për ty. Je një njeri i vërtetë pa mashtrime. Midis këtyre fytyra fallco, jo nuk gjendet e jotja. Sepse e di që më dëgjon edhe kundër interesit tënd, po, jemi një dyshe dhe ndërkohë të tjerët mendojnë për përfitimin. Ti qëndro i vërtetë mos u ndje i dëshpëruar…”,- ka dedikuar Sabiani.

Lexo edhe :  Astronauti i parë me ngjyrë prek hapësirën në moshën 90-vjeçare

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

Skënderbeu mposht Vllazninë në sfidën për vendin e tretë, shkodranët në Conference League

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Lajme të tjera

Web TV