Presidenti/ PS përjashton ndërkombëtarët dhe Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësusi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ngarkuar si negociator për zgjedhjen e Presidentit të ri, ka përjashtuar mundësinë që në proces diskutimesh të përfshihen ndërkombëtarët dhe Berisha. Ai tha se do të negociohet me Grupin Parlamentar të PD-së, por pa Berishën në mes. Reagon Grupi i Rithemelimit: “Ne përfaqësojmë PD-në, do mandatojmë përfaqësuesit tanë për diskutime”. Emrat që po lakohen dhe rikthimi si gjithnjë edhe i kandidaturës së Fatos Nanos.

Presidenti e ardhshëm i vendit mund të jetë edhe një figurë që vjen nga rradhët e opozitës. Të paktën kjo u konfirmua nga, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë një konference për shtyp këtë të premte. Gjiknuri u shpreh se emri do të dalë pasi të ketë dakordësi për profilin e presidentit, duke mos mohuar se mund të jetë një propozim edhe i opozitës. “Mund të jetë një emër që do të ketë pëlqyeshmërinë nga të dyja palët. Nuk kemi pse të paragjykojmë. Në momentin që diskutojmë për një profil mund të ngushtojmë numrin e kandidatëve të një profili. Parimet janë të gjejmë një profil pa interesa politike, pa plane politike. Të mos jetë si Meta që u duk qartë se kishte plane pas zyre. Mund të jetë edhe një politikan që e kam mbyllur interesin e tij politik. Emri do të dalë pasi të biem dakord për profilin që meritojnë shqiptarët”, tha Gjiknuri. Ai ka hedhur një ide për bashkimin e Partisë Demokratike duke thënë se mund të sjellin një kandidat që i bashkon, por nuk janë të gatshëm për tu ulur në një tryezë me Sali Berishën. Sipas tij, ende rezulton Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar të PD, por nëse con një kandidaturë që bashkon opozitën, do e mirëpresë. “Nëse kryetari i grupit do të shkarkohet, por ka procedura se si certifikohen këto. Në Kuvendin e Shqipërisë ka disa procedura, por për aq kohë sa është kryetar i grupit të asaj force, do të jetë pjesë e tryezës. Ky proces ka filluar, se cfarë ndodh në PD është problem i brendshëm mes tyre. Le të jetë kandidati për president një figurë që i bashkon ata, nëse i bashkon. Unë nuk thashë Berisha, thashë grupimet janë të përcarë. Nëse Alibeaj merr përsipër të zgjedhë partinë me emrin e presidentit, pra nuk kam ndonjë paragjykim, nuk thashë do të ulem me Berishën. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik, ky është qëndrim i PS, por nëse Alibeaj me të tjerë, një pjesë e të cilëve kanë ndjekur Berishën, do të vijnë për një kandidaturë që i bashkon ata, është proces i tyre dhe i mirëpres. Hodha një ide”, tha Gjiknuri.

Grupi i Rithemelit futet në “diskutime”

Grupi i Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë dalë pasditen e djeshme me një qëndrim në lidhje me ëështjen e presidentit të ri. Ata theksojnë se asnjë grup i deritanishëm nuk përfaqëson PD-në, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt dhe mbështetësve të tij. “Zgjedhja e Presidentit mbështetet vetëm në vullnetet politike, të mandatuar me votë për të përfaqësuar zgjedhësit. Duhet gjetur konsensualiteti mes përfaqësuesve të partive politike. Në kushtet e mosbesimit të thellë, ofrimi i opozitës për të kontribuar, do të vendoste balancat”-thuhet në qëndrimin e Grupit të Rithemelimit. Më tej shprehen se PD do shprehë vullnetin e saj me votën e deputetëve të grupit parlamentar pa u bërë pjesë e farsave institucionale. “Mandatohet Komisioni i Rithemelimit të përcaktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në rast se në procesin të gjetjes së kandidaturave krijohen kushtet për konsensus për votimin e Presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD-së, që bashkarisht me përfaqësuesit e partive të tjera opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet. Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votën e PS-së, apo të siguruara pa konsensus politik, do refuzohet me votë në Kuvend. Grupi parlamentar i PD-së, në përputhje me statutin e PD-së dhe nenin 4 të rregullores, siguron zbatimin e qëndrimit politik, të PD-së të përcaktuar në këtë rezolutë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit” – tha Bylykbashi në emër të Grupit të Rithemelimit.

Lexo edhe :  A duhet të flesh me kafshët shtëpiake?

Nano president?

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur në komunikimin me gazetarët edhe për emra konkret, i pzetur nga gazetarët. Ai është pyetur nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për president. “Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset. Ne kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jenë kandidatë. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat” tha Gjiknuri.

Faktori ndërkombëtar

Ndërsa lidhur me propozimin e njërit prej deputetëve të PD, Ferdinand Xhaferraj që të negociohet edhe me faktorin ndërkombëtar, Gjiknuri e cilësoi absurd pasi është një proces ku palët flasin shqip-shqip. “Ky propozim është absurd, është praktik që nuk është përdorur asnjëherë si praktik dhe nuk besoj se është me vend palët që komunikojnë shqip-shqip për të zgjedhur një shqiptar në krye të vendin, do të donin një ndërkombëtar në krye të tavolinës”, tha Gjiknuri.

Kandidate për Presidente?/ Kodheli: Do të jem garantuese e unitetit kombëtar dhe i Kushtetutës

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është një nga emrat e përfolur në radhët e socialistëve si kandidate e mundshme për presidente të republikës. Vetë ajo ka komentuar dje këtë fakt, duke deklaruar se është emocionuese të dëgjojë të propozohet emri i saj. “Kjo është një gjë shumë emocionuese, shumë prekëse, më mbush me përgjegjësi. Besoj që është një gjë që nuk e di nëse e kam merituar, por dua të falenderoj këdo që e ka shprehur këtë dëshirë”, është shprehur Kodheli. Ajo shton se kushdo që të vijë në krye të vendit duhet të jetë garantuesi i unitetit kombëtar dhe Kushtetutës. Kodheli thekson se nuk ka rëndësi nëse presidenti do të jetë burrë apo grua, në fillim apo në fund të karrierës por mjafton të përmbushë disa cilësi që përcaktohen në kushtetutë. “Këdo te grupi parlamentar që ka votuar emrin tim dhe më pas gjërat e tjera do të rrjedhin normalisht. Uroj shumë se kushdo të jetë në krye të vendit, të jetë garantuesi i unitetit kombëtar, i Kushtetutës. Pa qenë nevoja të themi është grua apo burrë, në fund apo në fillim të karrierës. Sigurisht ti ndihesh baba ose nënë i kombit nëse ke një moshë të caktuar, pasi edhe kufijtë Kushtetutës janë që duhet të jesh mbi 40 vjeç, të kesh disa cilësi që të bëjnë të mundur që t’i përafrohesh atij identikiti”, tha Kodheli.

Braimllari: Farsë e qeverisë, baza pret rikthimin e Metës në krye të LSI

Pesë vite më parë emri i presidentit të Republikës erdhi nga radhët e LSI, por këtë vit kjo parti ka preferuar të qëndrojë larg procesit. Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari e quan procesin një shoë të orkestruar nga Kryeministri Rama, për t’u dukur si njeri që kërkon konsensusin me opozitën. “Përpjekja e Ramës për të patur një president kukull, një president zgjatim të tij është e qartë dhe ky lloj bisedimi, ky lloj shoë i shërben Edi Ramës për t’i dhënë Alibeajt një emër që propozoje t’i këtë emër që prapë të jetë emri im si President i Republikës. Kemi të bëjmë me një opozitë fasadë dhe shoë që përfaqësohet nga një grup shumë i vogël deputetësh”, tha Braimllari. Largimi i vëmendjes nga ato që i cilësoi si aferat qeveritare sipas tij është një tjetër arsye pse Rama po i fryn konsultimeve për kreun e ri të shtetit. “Procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës po përdoret nga Rama për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e vërteta nga çështja e inceneratorve. Nga rritja e çmimeve”, shtoi Braimllari. Mandati presidencial i Ilir Metës përfundon një ditë para Konventës Kombëtare të LSI dhe Braimllari nuk e fsheh dëshirën për një rikthim të Metës në krye të partisë së dytë me të madhe në opozitë. “Është e qartë që struktura e LSI, anëtarët votuesit presim një rikthim të zotit Meta. Por në finale është zgjedhja e tij”, përfundoi sekretari i LSI.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV