Detajet e reja/ Atentati i Naim Bajrit në Shkodër, çfarë kapën kamerat e sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atentati i së premtes në Shkodër, ku u ekzekutua Naim Bajri dhe u plagos punëtori i tij Astrit Zeneli, nuk do jetë shumë i lehtë për tu zbardhur.

Sipas informacioneve mësohet se në automjetin që autorët përdorën në ngjarje e më pas e dogjën, nuk është gjendur asnjë provë e vlefshme për hetimet.

Sipas burimeve makina tip “Benz” është djegur plotësisht, duke ja bërë të vështirë punën hetuesve për gjetjen e provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara në vendin e ngjarjes dhe në në rrugë të ndryshme të qytetit, kanë kapur jo vetëm vrasjen, por edhe itinerarin e largimit.

Autorët të cilët deri më tani dyshohet të jenë 2 persona që kanë marrë pjesë aktive në vrasje, pritet të gjurmohen nëpërmjet një numri të lartë të kamerave të sigurisë të sekuestruara në lagjet e qytetit të Shkodrës ku ata u larguan, si dhe në të gjithë zonën pranë djegies së mjetit. Në polici për ngjarjen gjatë këtyre dy ditëve janë shoqëruar rreth 30 persona.

Të shoqëruarit kanë qenë familjarë të viktimës dhe persona që kanë konflikte me familjen Bajri. Por, mësohet se në deklarimet e tyre ata nuk dhënë deklarata të vlefshme, që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 68-vjecarit.

Pista kryesore ku po hetohet, janë hesapet mes bandave në qytetin e Shkodrës. Bajri u qëllua për vdekje kur po konsumonte kafen e mëngjesit në afërsi të punës së tij bashkë me punëtorin e tij, Astrit Zeneli. Autorët ishin brenda makinës tip ‘Benz’ teksa qëlluan në drejtim të viktimës me 9 plumba. 8 nga plumbat kapën shënjestrën, ndërsa punëtori u plagos me një plumb në krah.

Të fundit

Rama në Athinë më 12 maj/ Çupi: Shqiptarët kontribut për zhvillimin ekonomik të Greqisë

Kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku do të takohet me...

Këmbimi valutor, si qëndron leku sot në raport me monedhat e huaja

Dollari amerikan ka pësuar një ulje këtë të martë më 7 maj dhe ai blihet sot me 93.0 lekë e shitet me 94.0 lekë...

Protesta e opozitës para bashkisë/ Policia publikon masat, ja rrugët që do të bllokohen

Sot në orën 10:00 opozita do të zhvillojë një protestë para bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka publikuar edhe një plan masash për të...

Nis sot “Eurovision 2024”, ja kur do të jetë nata që do përformojë Shqipëria

Vetëm pak orë  na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

“Askush të mos mungojë”/ Rama zhvillon sot mbledhje me ministrat dhe deputetët, detajet

Nën drejtimin e kryeministrit Rama do të mbahet të martën në orën 10:00 mbledhja e grupit parlamentar socialist, ku i pranishëm do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV