Tre “I.M.” në të njëjtin vit me ish-Presidentin, zbulohet regjistri i klasës së Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Dosjeve njoftoi dje se nga një informacion i marrë në mënyrë anonime dhe pas verifikimeve të bëra prej tyre, ka rezultuar se një politikan i lartë me inicialet I.M. ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ndërkohë, në një shkresë të dërguar më pas Kuvendit, në formë ankese se përse dy komisione verifikimi nuk e kishin konstatuar këtë politikan si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Autoriteti i Dosjeve thekson edhe emrin e tij, sipas të cilit bëhet fjalë për Ilir Metën.

Ky i fundit reagoi sot për mediat duke thënë se fillimisht një veprim i tillë ishte një vetëvrasje morale e Autoritetit të Dosjeve, ndërkohë që theksoi se vetë ai njihte “ja 40-50 Ilir Metaj”, madje disa prej tyre i kishte patur edhe në grup kur studionte në fillim të viteve ’90 në Fakultetin e Ekonomisë.

“Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së Fakultetit të Ekonomisë i zgjedhur që në vitin e dytë se isha pothuajse me të gjitha dhjeta po dhe kisha aftësi si lider që atëherë, e bëja organizime e kjo ishte merita ime kryesore. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj që njoh unë e njëri është dhe deputet.Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj, po edhe tjetri jam i sigurt që s’ka qenë. Autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve ka një përgjegjësi të madhe se për nevoja personale të Ramës shkatërron përfundimisht besimin e tij në publik e krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një gabim e janë prekur e tani mund t’u dalin emrat që kanë fëmijë, kanë krijuar familje e ky është përgjegjësi e Autoritetit të Dosjeve”, tha Meta për mediat.

Lexo edhe :  Shqiptarët mirëpresin Ramën/ Festë në Athinë, Noizy dhe Era Rusi ndezin stadiumin Galatsi

Më poshtë gjendet një fotografi e regjistrit të klasës së ish-Presidentit në Fakultetin e Ekonomisë ku duket se gjendet edhe një person tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër (Ilir Mero Metaj) si edhe po ashtu dy studentë të tjerë që kanë inicialet I.M, krahas Ilir Metës që njohim të gjithë./GazetaShqiptare/

  • foto galeri

Të fundit

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Lajme të tjera

Web TV