test

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, asnjë sinjal për arritjen e ndonjë marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimet mes Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës kanë përfunduar, ndërsa nuk ka asnjë sinjal deri më tani për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës ende nuk është deklaruar për media ndërsa pala serbe është larguar nga ndërtesa ku është mbajtur takimi.

Në kryeqendrën sot u mbajtën dy raunde të bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Fillimisht në orët e paradites është zhvilluar takimi i parë trepalësh pas të cilit, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajcak, kanë takuar ndaras Kurtin dhe Vuçiçin.

Pas kësaj është zhvilluar edhe një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në praninë e përfaqësuesve të BE-së.

Pas takimit të fundit, presidenti i Serbisë është larguar nga ndërtesa e BE-së pa dhënë ndonjë deklaratë për media ndërsa shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë para gazetarëve se shef i tij do të qëndrojë edhe për një kohë në Bruksel ndërsa publikut do t’i drejtohet të premten.

“Kompromis nuk do të ketë dhe askush nuk do të flasë nga delegacioni serb, ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi dhe prandaj presidenti Aleksander Vuçiç do të qëndrojë edhe për një kohë këtu në Bruksel, pasi të kthehet në Beograd, presidenti Aleksander VuçiՕ do ti drejtohet publikut dhe do të jetë një nga fjalimet e tij më të rëndësishme për publikun, nesër pasdite ose në mbrëmje”, ka thënë Petkoviç.

Në ndërtesën ku janë mbajtur takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të fundit

Belgjika nuk gabon sërish, Djajtë mposhtin Rumaninë dhe marrin fitoren e parë në Europian

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen...

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i njohur dhe familja e tij humbasin jetën

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit,...

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, e pësojnë keq 13 persona

Autoritetet greke arrestuan 13 persona të shtunën pasi fishekzjarrët e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës,...

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280”/ Zbardhen telefonatat e zhvatjes së italianëve

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i...

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Adrola Dushi pranon lidhjen me këngëtarin e njohur

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV