Zvicra do të njohë pensionet e shqiptarëve, Rama: Marrëveshja është dërguar në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra së shpejti do të njohë pensionet e shqiptarëve, dhe jo vetëm!

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

“Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z.Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj”, thekson Rama.

Sipas tij kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane, mbyll postimin e tij kryeministri Rama.

Të fundit

Stres dhe ankth për maturën, gjysma e maturantëve mendojnë të kopjojnë

Gati gjysma e maturantëve mendojnë të kopjojnë në provimet e maturës që janë planifikuar të nisin më 3 qershor....

Babai e qëlloi me plumb në bark, Rudina në gjendje të rëndë niset URGJENT drejt Tiranës

Rudina Musaku, e reja që u plagos pak orë më parë nga babai i saj me armë gjahu,  është nisur nga spitali i Lushnjes...

“Të dobishme për zemrën”/ Ja cilat janë vlerat shëndetësore të farave të pjeprit

Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të...

“Martohemi bashkë”/ I publikuan mesazhet me Romeon, Erjola zbulon se si qëndron e vërteta

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, të cilat u komentuan vazhdimisht edhe jashtë këtij formati. I tillë ka...

Si klima na godet ekonominë?

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Lajme të tjera

Web TV