Rama u kundërpërgjigjet bullgarëve: Dikush duhet t’i ndihmojë me përkthimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Forumin e Bledit se Shqipërisë iu pengua hapja e negociatave nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme e Bullgarisë i konsideron të rreme këto deklarata të kreut të qeverisë shqiptare.

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale duke ironizuar se Ministrisë së Jashtme nuk i është përkthyer siç duhet deklarata e tij.  Sipas Ramës ai ka përsëritur të njëjtat gjëra që tha në Qershor.

“Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për 🇦🇱&🇲🇰 kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.” shkruan kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Zbardhen detajet, trupi i pa jetë i Alma Arrazit u gjet nga pala malazeze

Pala malazeze ka qenë duke patrulluar dhe ka konstatuar në ujërat e lumit Buna, në vijën ndarëse mes nesh...

Habit Julia Ilirjani: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë...

Fluturim mbi Bunë

Nga Monika Stafa Kjo nuk është kultura jonë. Kjo nuk është në gjindjen tonë. Asnjëherë. Në asnjë kohë. Në asnjë epokë. Në asnjë rresht të asnjë...

Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë

Zbulohet skema sesi çohen bombat molotov përpara bashkisë, për të përsëritur spektaklin e dhunshëm, në mungesë të pjesëmarrjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se...

Ky është ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve

Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre. Udhëzimet e Akademisë...

Lajme të tjera

Web TV