Analisti Lorenc Vangjeli thotë se fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Trump u shit si një fitore e madhe, pa bërë transparencë për mënyrën si ishte arritur të sigurohej.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, Vangjeli tha se lobimi mund të ketë kushtuar gati trefishi i shumës prej 650 mijë dollarësh.
“Ky është rasti klasik. I marri e gjen vetë mënyrën si të pengohet. Zoti Basha, bëhet fjalë për qershorin 2017, ishte në momentin që as shtrëngonte as lëshonte. PD ishte në çadrën e lirisë. Pati dy udhëtime në SHBA dhe erdhi me trofenë, foton me zotin Trump. Për të mbërritur te zyra ovale ishte paguar.
Mendoi se kishte festuar fitoren. U duk se u mbyll historia. Historia nuk mbyllet. Vjen një moment që ti do të përgjigjesh për atë që ke bërë. Për ta bërë atë foto do të paguhet. Shuma nuk është 650 mijë dollarë. Ka deklarime që e çojnë në 1 milionë e 200 mijë dollarë. Vetëm 25 mijë dollarë janë çuar në mënyrë të ligjshme.”, deklaroi Vangjeli.