Sulmet kibernetike/ Hakerat iranianë “punuan” 14 muaj, përplasje në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerimi i sistemit digjital shqiptar, përshi edhe atë TIMS dhe emailin personal të ish-kreut të Policisë së Shtetit, janë konsideruar nga opozita si papërgjeshmëri e qeverisë sonë. Ndërsa mazhoranca shprehet se pavarësisht sulmit nuk ia kanë arritur që të marrin dhe fshijnë të dhënat konfidenciale.

Sulmet kibernetike iraniane kanë ndezur debat në sallën e Kuvendit. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka fshehur dëmin e krijuar nga hakerat iranianë. “Ne po kërkojmë që të mbahen përgjegjës, zotëria që mashtron duke thënë se nuk ka ndodhur sulmi, edhe ata që janë përgjegjës”, tha Salianji. “Ende nuk ka informacion për agresionin kibernetik. Nuk ka informacion parlamenti. Jo se nuk kemi informacion, se e kemi nga burime prestigjioze si FBI-ja. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Tha një koleg se ne sulmohemi dhe i kemi këto kosto se jemi partnerë me SHBA-të, ne kemi rënë se jemi të dobët, se ka korrupsion qeveria. Miliona euro nuk i ka përdorur për sigurinë kibernetike, por për lobim, ose për t’ia dhënë tre kompanive. Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të gjetur përgjegjësit. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri. Hakerimi ka nisur në maj, një muaj pas zgjedhjeve”, tha Salianji. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku iu kundërpërgjigj duke thënë se janë investime për të digjitalizuar vendin për nëntë vite. Ajo shpjegoi të gjithë raportin e hakerave që nga fillimi i publikimit të të dhënave më 18 korrik. Ajo tha se e gjithë situata kibernetike ishte e pashmangshme, pasi hakerat kanë qëndruar të fshehur në sistem për 14 muaj. Ata nuk janë hakera të thjeshtë, por të sponsorizuar nga një shtet tjetër. “Shqipëria ka qenë në një sulm të sponsonizuar nga një shtet tjetër. Nuk ka të bëj me një sulm normal, kanë arsye të tjera. Ky është një sulm i paprecedentë dhe ka pasur si synim fshirjen e të dhënave. Fillimisht është shfaqur për marrjen e të dhënave dhe tregtimin e tyre. Salianji tha që nëse duhet ndihma jonë ne jemi këtu. Jemi një vend i vogël ku përmendim shifra që sipas jush janë harxhuar kot”, tha Balluku. Sipas saj këto para kanë shkuar për të digjitalizuar vendin për nëntë vite. “Askush se mohon dot që për të kryer një akitvitet nuk presim në radhë. Radhët nuk ekzistojnë. Sulmi ka qenë një mësim. Nga ky mësim ne do investojmë. Janë dy sektore të ndryshme që ecin paralelisht, mbrojtja dhe shërbimet. Kanë qëndruar në sistemet tona për 14 muaj dhe kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi qenë të përgatitur për këtë lloj niveli të sponsorizuar nga një shtet tjetër. Ishte e pamundur që të përballonim sulmin e mirë organizuar të bërë dhe sponsorizuar nga shteti tjetër. Ne nuk e kishim më mundësinë të analizonim këtë sulm prandaj ne iu drejtuam partnerëve tanë, SHBA, FBI dhe Microsoft. Është teknike se ata kanë qëndruar aty. Patronazhistët dhe sulmet e Iranit nuk lidhen dhe as do lidhen me njëra-tjetrën. Në një moment, që një pjesë e Ballkanit është në një atak për subjekte të ndryshme. Fakti që i gjithë rajoni ndodhet në sulm dhe vendet që janë në sulm aderojnë në NATO. Fakti që ju doni të mbështesni këtë luftë, ndaj këtij armiku kibernetik”, tha ajo. Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj se qeveria nuk ka gënjyer, dhe theksoi se reagimi i Shqipërisë ka qenë në nivelin e duhur, duke mos lejuar fshirjen e të dhënave. “I jeni referuar të gjitha herët kryeministrit i cili ka thënë që nuk janë zhdukur të dhënat. Sulmi ka pasur si synim zhdukjen e të dhënave ka dështuar. Referojuni saktë, sepse transparencë nuk doni. Asnjë e dhënë sensistive apo jo sensitive nuk është zhdukur nga sistemi, këtë ka thënë kryeministri. Ky sulm ka pasur për synim fshirjen totale të të dhënave dhe nuk ia kanë dalë”, tha Balluku.

 

Votimi i fshehtë/ PS dhe PD bëhet bashkë për anëtarin e Bordit të RTSH-së

 Maxhoranca dhe opozita në Parlament kanë bashkuar për herë të parë votat për të miratuar anëtarin e Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, duke i dhënë këtë detyrë, Edmond Tullumanit. Votimi i fshehtë për kandidatin Tullumani, mori 97 vota pro nga PS dhe PD, 5 vota abstenim dhe 5 vota kundër. Ndërkohë që Parlamenti ka dështuar në arritjen e konsensusit për të votuar “Arta Mandro anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ka rezultuar nga hedhja e shortit të dytë në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”. Për këtë votim të fshehtë u grumbulluan vetëm 72 vota pro, 8 abstenime dhe 10 vota kundër. Duke qene se nuk u arrit shumica e cilesuar kandidatura u rikthy serish ne Komisionet e Kuvendit. Ndërkaq, Parlamenti miratoi dhe emrin e Petraq Likës si anëtar të Bordit të Energjisë Elektrike, ky i fundit mori në total 72 vota pro,10 kundër dhe 8 vota abstenim. Po ashtu u rrëzua dhe kandidatura rivale e Bledar Qira, i cili mori në total vetëm 14 pro, 13 kundër dhe 74 abstenime.

Lexo edhe :  Mosbesim nga politika për votën e emigrantëve

 

 

 

 

PD ngre dyshime: TIMS është sulmuar nga brenda

 Sulmet kibernetike iraniane kanë ndezur debat në sallën e Kuvendit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka fshehur dëmin e krijuar nga hakerat, madje sipas tij të dhënat e sistemit TIMS janë “dhuruar” nga strukturat e bredshme në Policinë e Shtetit.

Sulmet kibernetike kanë qenë kryefjala e seancës së djeshme parlamentare si rrodhën debatet dhe akuza të forta lidhur me rrjetet online. Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ngritur dyshime se sistemi TIMS është sulmuar nga brenda për të përfituar nga sulmet kibernetike nga qeveria e Iranit. Ai u shpreh se dalja në shesh e të dhënave personale me anë të patronazhistëve ka favorizuar deportimin e hakerave në të sistemet qeveritare. “Sulmi ishte serioz. Partnerët tanë janë të shqetësuar. Sepse janë të alarmuar se hakerimi i një vendi të NATO-s rrezikon edhe të dhënat e aleancës. Fabula zeroclear nuk qëndron fare. Sistemet e sigurisë bëjnë dy backup-e. Këtë e bëjnë edhe njerëzit e thjeshtë. Nuk është e vërtetë që sulmi ishte për të pastruar të dhënat e qytetarëve shqiptarë”, është shprehur Luçiano Boçi. Sipas tij, të dhënat që u nxorën nga patronazhistët janë përdorur si thirrje të sigurta për të hyrë në sistem. “Ky është shqetësimi ynë kryesor krahas paaftësisë së qeverisë. Jemi treguar solidar, kemi thënë që një sulm kibernetik është i barabartë me një sulm ushtarak. Ju vini dhe kërkoni disa para më shumë. Kush ju ka penguar? Ne të opozitës?! Keni blerë certifikatat e sigurisë me miliona euro. Sulmi ka ardhur për shkak të nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Boçi. Ai tha se në vendet e tjera ku hakerat kanë sulmuar nuk kanë depërtuar në këtë formë. “Jemi akoma nën sulm. Sistemi nuk është pastruar. Shumë viruse përdoren për sulme edhe në qeverinë e Kosovës. Për shkak të punës së dobët të qeverisë. Pse e shmangi TIMS. TIMS është sistem i mbyllur. Kush e bëri këtë të TIMS? E bënë iranianët apo rusët? Sulmi ka ardhur nga brenda për të përfituar nga zhurma”, tha ai. Deklaratës së Luçiano Boçit iu përgjigj zv/kryeministrja Belinda Balluku. “Sa i përket sulmeve të fundit duhet theksuar se objektiv ka qenë një rrjet i pavarur. Nga vlerësimi i sulmit deri më tani del në pah se tipologjia e sulmit janë të njëjtat me sulmin e datës 15 Korrik ndaj sistemeve të AKSHI-t. AKSHI dhe TIMS nuk janë interaktivitet me njëra tjetrën. Specialistët që kanë bërë vlerësimin janë të njëjtët. Tipologjia e sulmit dhe metodat e përdorura janë të njëjtat me njëra tjetrën. Qeveria shqiptare ka angazhuar të gjithë mundësitë e saj. Partnerët na kanë vënë në dispozicion ndihëm e tyre. Ky sulm ka ardhur nga një shtet që ka sponsorizuar katër grupe. Ky është një sulm i organizuar. Në koordinim me njëri tjetrin secili grup ka qenë i përfshirë në një etapë të caktuar të sulmit. Buxheti është 7 mld euro. Ju mjafton për të kuptuar se kë armik kemi përballë”, deklaroi Balluku.

 

Wody në Shqipëri/ Administratori kundër vendimit të AKU-së, produktet janë cilësore

Agjencia Kombëtare e Ushqimit urdhëroi tre ditë më parë që të tërhiqen nga tregtimi prodhime të kompanisë së produkteve të sallamit Wody, pasi sipas saj ka prani bakteresh dhe përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Kundër këtij vendimi ka dalë dje administratori i kompanisë importuese të salçiçeve Wody në Shqipëri duke siguruar konsumatorët se produktet janë cilësore dhe sasia që ndodhet në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me një lot prodhimi që është konstatuar në Itali si problematike. Administratori Sokol Meqemeja ka vënë në sfidë veten e tij përballë opinionit të krijuar në shoqëri për prodhimet e Wody-it. Ai ka garantuar të gjithë përdoruesit e këtij nënprodukti të mishit se nuk ka asnjë problem me kontaminimin në trupin e njeriut dhe për këtë vuri në provë veten për ta kosumuar. “Dikush më akuzon që helmoj popullin, është shumë e thjeshtë. Në prezencën tuaj mund ta konsumoj pa asnjë lloj problemi”, tha ai. Kompania importuese e salçiçeve Ëudy në Shqipëri thotë se vazhdon ta shesë këtë produkt në treg. Sipas kompanisë, prania e bakterit Listeria ST115 është vënë re vetëm në një lot të prodhuar në një stabiliment në Itali. “Një nga lotet e kompanisë ka pasur problem me pasterizatorin e produktit. Janë lajmëruar autoritetet italiane, janë raportuar edhe në BE dhe çdo produkt i dalë nga ky stabiliment prej 3 muajsh është bllokuar”, tha administratori Meqemeja. Drejtorja e AKU, Jeta Deda deklaroi në emisionin ‘Sot’ në Euroneës Albania se ka pasur aludime për të mos e publikuar njoftimin për produktet e sekuestruara. Meqemeja tha se njoftimi i AKU-së për bllokimin e disa loteve të importuara ka shkaktuar konfuzion, ndërsa dhe keqinformim të gjerë të publikut.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

“Xibraka”/ Rama sulmon Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për rihapjen...

Lajme të tjera

Web TV