Parlamenti/ Socialistët “safi” kritikojnë buxhetin, kujdes me luksin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy deputetët socialistë, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe kanë kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2023, i cili gjithsesi kaloi me 76 vota pro. Xhafaj tha se në kohë lufte po shpenzohet si në ditë paqeje, duke bërë përgjegjëse qeverinë për shpenzimet. Po në të njëtën linjë ishte edhe deputeti Braçe, por që të dy në fund ngritën kartonët jeshil për miratim.

Pas dy ditësh diskutimesh dhe debatesh miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2023. Me 76 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi projektbuxhetin e vitit 2023. Buxheti i 10 i Edi Ramës nuk hasi vetëm kritikat e opozitës në sallë e parlamentit, por edhe të disa deputetëve nga radhët e tij. Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj, dy eksponentë mes socialistëve, treguan një anë tjetër të projektbuxhetit që hera herës ngjasonte edhe me kritikat e shprehura nga deputetët e opozitës. “Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përlurur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe më kryesorja edhe më transparente dhe të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore. Është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje, që të ketë kuptim edhe në këtë rast ajo shprehja e mençur e popullit “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Kjo edhe për faktin se këmbanat e krizës energjetike dëgjohen për herë e më pranë si një pandemi e re ekonomike”, u shpreh Xhafaj. “Mënyra se si ne buxhetojmë në 30 vjet është kthyer në rutinë. Rutina nuk frymëzon, rutina vdes çdo lloj frymëzimi. Rutina nuk mund t’i japë ekonomisë entuziazmin që ka nevojë në kohë krize, në kohë lufte. Rutina nuk shkon dot larg dhe e këtë e kam me ne”, deklaroi Braçe. Vërejtet e Xhafajt shkuan përtej shifrave që kishte paraqitur qeveria socialiste, duke marrë më shumë formën e një zhgënjimi nga niveli i debatit brenda sallës së Kuvendit me protagonist kryeministrin Edi Rama.  “Debate bardh e zi që po zhvillohet për mbi këtë temë të rëndësishme reflekton një legjislaturë shpërfillëse, më të dobët se kurrë. Fryma e debatit normal tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjen përçmuese dhe jo radhë herë ordinere, gjuhën e baltës dhe shpifjes”, theksoi Xhafaj. Për ish-ministrin e Brendshëm, çfarë ndodh brenda parlamentit ka shkaktuar edhe pesimizmin në shoqëri. “Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është një nga arsyet kryesore pse ka kaq shumë pesimizëm, mosbesim dhe dëshpërim jashtë saj dhe veçanërisht tek të rinjtë dhe pse një pjesë e tyre vazhdon e largohen nga vendi”, vijoi deputeti Xhafaj. Ndërsa Braçe me profilin e tij ekonomik, ngriti shqetësimin e kartelizimit të ekonomisë duke paralajmëruar se një efekt të tillë do të ketë edhe politika. “Kartelizimi i ekonomisë pasohet nga kartelizimi i tregut të punës. Do të ndodhë që do të vijnë edhe këtu shumë shpejt dhe kartelizimi i politikës është gërryerja më e madhe që mund t’i ndodhë demokracisë”, shtoi Braçe.  Në finale, ish-zëvendëskryeministri sfidoi kolegët e tij socialistë në kabinetin qeveritar, që të hapin krahun nëse dështojnë në realizimin e buxhetit. “Cila do njësi zbatuese e buxhetit, ministria apo agjenci që dështon këtu duhet të marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësi politike”, tha Braçe.  Kritikat e dy deputetëve socialistë nuk morën asnjë reagim as nga ministrat, as nga pjesa tjetër e grupit parlamentar, që duket se preferuan heshtjen.

Lexo edhe :  "Kam bërë palestër të pakontrolluar”, Gloria Meshi tregon problemin që i ka shkaktuar

Zhupa: Paratë po i ndani me oligarkët dhe klientët

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend e ka cilësuar buxhetin e vitit 2023 si beter në të gjitha fushat. Sipas Zhupës janë dyfishuar të gjitha barrat që bien për qytetarët, ndërsa pas nuk u kthehet asgjë. Zhupa tha se njëra palë në Kuvend flet për qytetarët dhe pala tjetër flet për luftën, luftën e oligarkëve ndaj qytetarëve. “Ky buxhet të vjen të thuash: Bir selmani i nënës kë të qaj më parë! Në të gjitha fushat është beter. Retorikës suaj se buxheti është dyfishuar, po janë dyfishuar të gjitha barrat që i bien qytetarët. Buxheti i shtetit janë TVSH-ja që jepen nga taksat, por kthimi pas që u jepet në taksa në investime nuk u kthehet. Sot jemi duke diskutuar njëra palë që flet për qytetarët dhe pala tjetër që flet për një luftë, e cila është lufta e oligarkëve ndaj qytetarëve. Ka të bëjë me filozfonë tuaj që paratë do ti ndani me klientët dhe më oligarkët. Është kaq e thjeshtë. 156 mln euro ne i kemi për t’i paguar nga gjyqet e humbura të Shqipërisë në Arbitrazh. Kjo kosto pritet që të rritet edhe më shumë për shkak të padrejtësisëve që bëni ju me vetëdije të plotë”, tha Zhupa.

Të fundit

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Lajme të tjera

Web TV