Rama: Sot mbyllet pako e madhe me 8 miliardë lekë për njerëzit në nevojë, shpërndarja…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pako e madhe mbështetje për 1 milionë qytetarë me vlerë 8 mld lekë. Ky ka qenë njoftimi i Kryeministrit Rama pak minuta më parë. Rama thotë se ndihma për 1 milionë qytetarë do të shpërndahet në ditët e para të janarit

Njoftimi i Ramës:

Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku????

Të fundit

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Lajme të tjera

Web TV