Vdekja e Lear Kurtit/ Publikohet raporti i Avokatit të Popullit: Policët kryen shkelje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur vdekjen e të riut Lear Kurti. Kështu thuhet në raportin e Avokatit të Popullit për ngjarjen e rëndë.

Kurti ndërroi jetë më 19 tetor të vitit të kaluar, kur po shoqërohej nga policia për në komisariatin nr.3.

Në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq, bën me dije gazetarja Klodiana Lala. Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas.

Vdekja e Lear Kurtit shkaktoi shumë debate dhe akuza ndaj Policisë së Shtetit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë, por familjarët e tij kanë akuzuar policinë duke thënë se i riu është dhunuar.

Të fundit

Analiza e VOA-s: Presidenti Biden në mbrojtje të politikës së tij për Ukrainën

Presidenti Joe Biden thotë se falë rolit të fortë drejtues të administratës së tij, “janë hedhur themelet” për administratën...

Operohet bebja më e vogël/ Foshnja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

Operohet me sukses në zemër bebja me peshën më të vogël në Shqipëri.   Një foshnje  30 ditëshe  2.9 kilogram  u paraqit me urgjencë në...

Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër

Procedi i zgjedhjeve në PD-në e Shkodrës është pezulluar momentalisht dhe si kryetare e kësaj force politike në qarkun verior është komanduar Eljona Shkreli. Gjatë...

“Ari i Zi”/ Sekuestrimi i mbi një milion litra naftë në Durrës, lihen në burg 3 persona

Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së naftës, Gjykata e Durrësit, me...

Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë/Gjykata zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha. Në një vendim të gjatë, Kushtetuesja argumenton arsyet pse u rrëzua kërkesa...

Lajme të tjera

Web TV