Ngjela: ‘21 Janari’ makthi i Berishës, kërkon kaos për t’u shpëtuar zullumeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç “grushtit” që Sali Berisha do të marrë nga amerikanët dhe reforma në drejtësi, avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar edhe një tjetër goditje të fortë që i ka rezervuar fati ish-kryeministrit.

Në një analizë të tijën të botuar disa muaj më parë, avokat Ngjela shprehet se ish-kryeministri Berisha do të fundoset edhe për shkak të ngjarjes së 21 janarit të vitit 2021, ku mbetën të vrarë katër protestues. “Në të njëjtën kohë, Saliu kot mundohet për të fshehur pjesëmarrjen e tij direkt në vrasjet e 21 janarit.

Serverin e ka të plotë politika amerikane, ashtu siç është marrë atë ditë sepse Saliu se di që serverat nuk fshihen dhe Saliu është lodhur kot që e ka fshirë, por me gjestin që ka bërë kur ka fshirë serverin e zyrës së vet, ai ka pranuar fajësinë e tij në ngjarje.

Do ta shikoni Saliun në ngjarjet e 21 janarit me kallashnikov në duar, brenda godinës së kryeministrisë, që me zor ia kanë hequr armën nga duart bashkëpunëtorët e tij. Por a do t’i publikojë politika amerikane?

Të shohim! Publikimi është një fakt historik që i ndihmon shqiptarët, por unë mendoj se përderisa Basha foli për 21 janarin, amerikanët i kanë treguar serverin e zbardhur, i cili është një turp kombëtar, sepse atje do të shihni një kryeministër në një krizë të plotë çmendurie. Edhe Ramës ia kanë treguar serverin amerikanët”, shkroi asokohe Ngjela.

Të fundit

Shqiptarët, pse po thithin karbon e po hanë plastikë

Nga Leonard Veizi Janë më shumë se tetë miliard njerëz që jetojnë në planetin Tokë, por sillen me të sikur...

Rama-Bardhi “çoroditje” në SPAK, as denoncim, as hetim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vendosi dje të mos regjistrojë padinë për shpifje të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit kundër kreut të Grupit Parlamentar të...

Gjobë kush nuk voton

Në propozimet e grupimit të opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor aktual, është edhe pika e “votimit të detyruar”. Ndonëse nuk përcaktohet masa ndëshkuese,...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Lajme të tjera

Web TV