Dyfishohen vetëvrasjet në Elbasan/ Psikologia rendit shkaqet që po çojnë drejt këtij akti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet e vetëvrasjeve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Gjatë vitit 2023 sipas të dhënave të policisë Elbasan është dyfishuar numri. Ekspertët bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë këtë akt ekstrem.

“Vetëvrasja është akti i fundit i të gjithë zinxhirit të problematikës lidhur me çrregullimin e humorit. Që do të thotë ka pasur disa episode disa ngjarje, disa problematika derisa kanë çuar tek ky vendim, e cila është e pakthyeshme për individin. Ajo që duhet të kemi parasysh që të gjithë rrethi social  familjar në rastet e këtyre individëve, ndoshta ndaj ndryshimeve të sjelljeve të tyre mund të kapin në  kohë dhe të parandalojnë një ngjarje të kësaj natyre”-tha psikologia Elona Mustafaraj për Euronews Albania.

Mustafaraj, thekson se vetëvrasja vjen pas një sërë vështirësish, ndërsa shkaqet janë të shumta.

“Janë disa shkaktar që kanë çuar apo po çojnë individët drejt këtij akti. Mund të jenë ndryshimet e mëdha jetësore, mund të jenë problematika të natyrës sociale, ekonomike, por mund të jenë edhe problematika të pa trajtuara të shëndetit mendor”

Publikimi i rasteve sipas specialistëve është një nxitës që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek personat e tjerë.

“Ka një nxitje ose një efekt domino publikimi i këtyre rasteve. Nëse ka individë të cilët mund të kenë menduar që kanë humbur interesin për jetën ose kanë pasur mendime të lidhura me vdekjen dhe vetëdëmtimin, në momentin që bëhet publike një ngjarje dhe mënyra sesi veprimi kryhet, kjo e nxit individin ose i jep atij një model një shembull”-tha ajo.

Shëndeti mendor, ashtu si i gjithë organizmi ka nevojë për kujdes dhe kurim, neglizhenca edhe në këtë rast çon në rëndim të gjendjes deri në rrezikim të jetës. Në Elbasan, gjatë vitit 2023, janë evidentuar gjithsej 10 raste të vetëvrasjes. Krahasuar me vitin 2022, ka një rritje, konkretisht 5 raste më shumë./O.S

Të fundit

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Jul Deda shpallet finalisti i dytë i “BBVA 3”

Julian Deda është finalisti i dytë i formatit “Big Brother VIP Albania 3”. Ai i bashkohet kështu Romeos, në natën e madhe finale, e...

Aksident tragjik/ Autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 16 pasagjerët

Një autobus me rreth dyzet persona ra nga një shkëmb mëngjesin e djeshëm të së martës në rajonin malor të Ayacucho, në Ande, në...

Lajme të tjera

Web TV