Qe pas daljes së tyre nga shtëpia e BBV, Bardhi dhe Sara ka qenë padiskutim një ndër çiftet më të komentuara së fundmi. Pavarësisht se u përfol se familja e Bardhit nuk ishte aspak dakord me lidhjen e tyre, ku madje u aludua se kjo ishte arsyeja që Bardhi u largua nga shtëpia, mesa duket për çiftin çdo gjë po ecën në rrugën e duhur.

Vetëm pak ditë më parë, Sara konfirmoi përmes disa postimeve të bëra në rrjetet sociale se ajo kishte takuar të gjithë familjen e Bardhit, madje duke publikuar një foto të dorës së nënës së tij. Por pas takimit të ish-banores me pjesëtarët e familjes së Bardhit, tashmë mesa duket është radha e këtij të fundit të takojë familjen e Sarës.

Pas disa ditësh në Kosovë, Bardhi dhe Sara janë rikthyer në Tiranë, ku edhe Sara e ka prezantuar Bardhin me vëllain e saj.

Sara ka publikuar një foto me të dy në Instastory, ku shkruan: M’u bë vëllai shokë direkt me burrin miq, çfarë po ndodh?/O.S