Plani për investim në ishullin e Sazanit, Pango tregon idenë e ish-kryeministrit Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Turizmit Ylli Pango, i ftuar në një program televiziv komentoi planin e një investimi të mundshëm në ishullin e Sazanit nga kompania e dhëndrit të ish-Presidentit amerikan Trump, Jared Kushner.

Pango u shpreh pozitivisht për investimin nëse ai i shërben zhvillimit të turizmit dhe vendit.

Sipas tij ky model është ndjekur edhe nga vende të tjera në rajon si Greqia dhe Kroacia që kanë shfrytëzuar vijën e tyre bregdetare.

Ai tregoi se në kohën kur shërbente si ministër ka pasur dy propozime për zhvillimin e Sazant, ndërsa theksoi se një investitor zviceran vuri në dukje se në ishull kishte vende të gatshme për porte jahtesh dhe gjysmë vila që mund të shndërroheshin.

“Po të njohësh turizmin botëror nxjerr konkluzione të rëndësishme për të gjetur si është bërë. Në ato kohë kemi menduar se vetëm ne kemi det. Ne kemi një vijë bregdetare të gjatë dhe është një pasuri por jo vetëm ne kemi të tillë. Fatos Nano kishte një ide për ta kthyer Sazanin në një pikë qendrore kazino për Mesdheun.

Ka pasur edhe dy propozime të tjera. Në janar 2008 m’u tha nga kryeministri i asaj kohe, sapo kisha ndërtuar ministrinë e re, më tha merre Sazanin dhe bëje siç bëre ministrinë. Ishte një punë kolosale dhe duheshin investitorë.

Na ka ardhur një investitor zviceran dhe ai është mahnitur me Sazanin. Tha se këtu ka të gatshme vende për porte jahtesh dhe gjysmë vila që mund të shndërroheshin shumë shpejt.
Në zonat e përshtatshme të turizmit duhet të hapet rruga për ndërtimin pasi ky model është ndjekur edhe nga vende si Greqia apo Kroacia”, u shpreh ai./kb

Lexo edhe :  Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Të fundit

Kush është Robert Fico, kryeministri sllovak që u plagos gjatë atentatit

Mesditën e së mërkurës, është plagosur me armë zjarri gjatë një atentati kryeministri sllovak. Ngjarja ndodhi përpara një ndërtese...

Rriten rastet e divorcit/Sociologia: Familja shqiptare në krizë, pasojat i vuajnë fëmijët

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shpallur 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Qëllimi i kësaj dite ështe të rrisë ndërgjegjësimin...

Kitara e Eric Clapton del në shitje në qershor për gjysmë milioni dollarë

Kitara e vjetër që Eric Clapton luajti ndërsa kompozonte baladën e tij të famshme “Wonderful Tonight” do të ofrohet në ankand në qershor me...

“Është vrasje”, Ngjela trondit me deklaratën për ngjarjen tragjike të Shkodrës

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku dyshohet se Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj, mund të ketë...

Rezidenca madhështore me vlerë 3 milionë euro e Loredanës në Zvicër!

Ajo është një nga shqiptaret më të suksesshme ndërkombëtarisht. Loredana arriti shpejt të ngjiste shkallët drejt majave dhe gëzon sot një sukses të madh,...

Lajme të tjera

Web TV