Sot vendi ynë ka regjistruar një rritje të rasteve të reja me COVID-19. Autoritete e shëndetësisë kanë konfirmuar për 24 orët e fundit 102 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 501 testime të realizuar.
Raste e reja janë nga: 67 në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.
Numri i të infektuarve në total në vendin tonë ka arritur në 4008 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dhe 4 pacientë të tjerë me COVID-19, ku një prej tyre mësohet se ka qenë pa sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i viktimave në total ka arritur në 111.
Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 50 pacientë të tjerë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (18 Korrik 2020)
Testime totale 35107
Raste pozitive 4008
Raste të shëruara 2264
Raste Aktive 1631
Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24
/En.Br./Fjala.al