1 viktimë dhe 62 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit nga 528 mostra të analizuara kanë rezultuar pozitiv 62 qytetarë duke e çuar numrin total të rasteve që nga fillimi i pandemisë në 15.270.

Për fat të keq ka humbur jetën 1 person nga Covid-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 616.

Lajmi i mirë është që 24 orëve të fundit janë shëruar 85 qytetarë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 12 900.

Njoftimi i plotë:

85 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Të fundit

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike automjetesh në të dyja anët

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Aksidenti është...

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të jetë publikes sot, më datë 4 Maj 2024, shkruan newsbomb.al. Departamenti i Shtetit, Programi për vizat amerikane njofton...

“Pashkë të bekuara, me shëndet dhe durim”, Kisha Orthodhokse Autoqefale uron besimtarët

Besimtarët orthodoksë në mbarë botën kremtojnë nesër Pashkën, Ringjalljen e Krishtit. Festimet në Shqipëri kanë nisur që prej mbrëmjes. Një urim për të gjithë besimtarët...

Pashkët Ortodokse/Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës edhe gjatë 24 orëve të fundit. Shtetasit shqiptarë që...

Blogerët italianë: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin magjepsës

A keni ëndërruar ndonjëherë të shkoni me pushime në plazh pa menduar se sa do t’ju kushtojë argëtimi? Epo, ekziston një mënyrë për të...

Lajme të tjera

Web TV